VMRO-DPMNE sot organizon marsh protestues në Shkup, edhe përkundër faktit se sot shqiptarët gjithandej në kryeqytet shënojnë Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin.
Protesta e VMRO-DPMNE që ka për qëllim përkujtimin e përvjetorit të ngjarjeve në kuvend me 27 prill të vitit të kaluar, do të mbahet vetëm në 1 kilometër distancë nga Sheshi SKËNDERBEU në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku për sonte është caktuar të mbahet një koncert.
Marshi protestues sipas paralajmërimit të VMRO-së do të nis në ora 17.00 para selisë së partisë.
Me këtë rast Ministria e Brendshme ka paralajmëruar edhe ndryshim të regjimit të komunikacionit.
Protesta e fundit e organizuar nga VMRO-DPMNE para qeverisë në Shkup u mbajte me datë 2 Qershor të këtij viti, vetëm 2 javë para se Maqedonia dhe Greqia të firmosnin Marrëveshjen e Prespës, e cila morri përkrahje të fuqishme ndërkombëtare.