Ne hasmëri nuk kemi. armiqësi private nuk kemi. Kemi pasur dallime politike”, kështu u përgjigj Izet Mexhiti në Click Plus në pyetjen se a mund të ketë takim me Ali Ahmetin, shkruan TV21. Mexhiti tha se në rast nevojë për çështje me interes kombëtar, janë të gatshëm të bisedojnë me të gjitha subjektet politike shqiptare
Mexhiti tha se tani është pjesë e VLEN-it dhe fokusi i tij është 100 për qind në konsolidimin e koalicionit që të jetë një subjekt.
“Për çështje kombëtare, jetike, mund edhe të ulemi të bisedojmë kur ka nevojë. Që i njeh edhe demokracia, pozitë-opozitë ka çështje që janë mbi politikën ditore dhe aty jo me zotëri Ahmetin por me secilin subjekt shqiptar jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë”, deklaroi Mexhiti në Click Plus.


