Sonja Sodha
Pas javëve të kaluara në izolim, ndoshta keni menduar se burrat mund të ndihmojnë më shumë …
“Çfarë të themi në lidhje me ndikimin seksist të kësaj pandemie? Kur do të flasim për faktin se vret më shumë burra?”Pranoj se instinkti im i parë në ballafaqimin e këtyre çështjeve kur kam pyetur për ndikimin e pabarabartë të korona virusit tek njerëzit e zinj dhe aziatik ka qenë për t’i larguar ato të cilët hiqen si aktivistë të këqij të drejtave njerëzore.
Por nëse ndalem dhe bëj një pauzë, mund të përpiqem të kuptoj se nga vijnë ata: burrat e bardhë të cilët kurrë nuk janë edukuar për seksizmin strukturor apo racizmin, të cilët kurrë nuk janë takuar me anën tjetër të fuqisë patriarkale dinamike, dhe të cilët nuk mund ta kuptojnë se çfarë është diskriminimi, shikoni se si këta burra dy herë më shumë kanë gjasa të vdesin nga Kovid-19 sesa gratë dhe ata ndjehen të frikësuar. Gjithashtu edhe gratë; në fund të fundit, këta janë baballarët dhe partnerët tanë, vëllezërit dhe djemtë tanë.
Por kjo normë e tmerrshme e vdekjes së meshkujve nuk duhet të fsheh faktin se derisa biologjia virale nuk respekton sistemin patriarkal, deri tani ka formuar të gjitha aspektet e reagimit ndaj pandemisë, e cila është duke bërë dëme ekonomike dhe relacionale më të mëdha për gratë. Recesionet zakonisht prekin më shumë burrat sesa gratë, sepse punësimi i meshkujve është më i përqendruar në sektorët ciklik siç janë prodhimi dhe ndërtimi, ndërsa gratë kanë më shumë të ngjarë të punojnë në sektorin publik. Por ky nuk është një recesion tipik: dy nga sektorët më të goditur kanë qenë turizmi dhe shitja me pakicë, ku të dyja në mënyrë jo proporcionale kanë punëtorë femra.
Për më tepër, izolimi ka vendosur ciklin vicioz që është dallimi sa në qiell i pagave në bazë të gjinisë. Dallimi në paga ekziston që nga momenti kur burrat dhe gratë fillojnë të punojnë, por në mënyrë progresive bëhet më i gjerë pasi ata të bëhen prindër: gratë kompensohen në mënyrë gjithëpërfshirëse për të marrë kohë të lirë pune dhe, për shkak se ato vetëm se fitojnë më pak se burrat, ka më shumë kuptim financiar që nënat të punojnë me kohë të pjesshme pasi të kenë fëmijë, duke ndaluar përparimin e tyre në karrierë. Ky efekt është duke u përsëritur në izolim: janë nënat ato të cilat po shkurtojnë orët e tyre për të kryer punët në shtëpi.
Rezultati është se gratë po bëjnë më shumë punë shtëpiake ndërsa paguhen më pak. Nënat janë 47% më të prirura të kenë humbur punën e tyre, ta lënë punën ose të marrin leje se sa baballarët. Për më tepër, përqindja e nënave që raportojnë se janë përgjegjëse për 90-100% të kujdesit për fëmijë është rritur nga 27% në 45% gjatë izolimit, shtatë në 10 nëna të cilat janë duke thënë se janë kryesisht ose plotësisht përgjegjëse për shkollimin në shtëpi.
I gjithë ky shkollim shtëpiak, pastrim, kujdes i fëmijëve dhe menaxhimi i shtëpisë, të gjitha ndërkohë duke qenë të izoluar me partnerin dhe fëmijët tuaj për 24/7, dhe duke u përpjekur për të punuar nga shtëpia, e bën të veten. Në rastin më të keq, izolimi do të ketë prodhuar më shumë abuzues në familje. Por gjithashtu do të ketë shumë më tepër shtëpi ku marrëdhëniet familjare kanë rënë nën një tendosje të madhe dhe shpesh gratë janë ato që mbajnë barrën e menaxhimit të emocioneve të të gjithëve dhe përpiqen t’i bëjnë të gjithë në rregull.
Por izolimi mund të ofrojë gjithashtu një mundësi të vogël. Shumë burra që kanë marrë leje pune do të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre; megjithëse burrat ende kujdesen më pak për fëmijët, ky numër është rritur dukshëm gjatë izolimit. Është e dukshme nga biseda me shokë që nuk janë në punë se kjo i ka transformuar disa nga marrëdhëniet e tyre me fëmijët e tyre.
Kjo është puna në lidhje me këtë pandemi: ka zbuluar pabarazi të thella strukturore të klasës, racës dhe gjinisë, të cilat ne kemi kohë që i kemi vendosur nën tapetë dhe pa një veprim të bashkërenduar dhe radikal, padyshim që do t’i bëjë më keq. Por vetë akti i ekspozimit ofron një mundësi për ndryshim nëse vetëm do ta kishim imagjinatën.
Nuk është për t’u habitur që edhe imagjinata nuk është parashikuar nga qeveria, duke pasur parasysh mungesën e larmisë midis arkitektëve të reagimit të tij pandemik. Burrat që mburren me punën e tyre të pandërprerë, edhe kur janë të sëmurë të dyshuar me Kovid-19, nuk duket se kanë shumë mend për pasojat që do t’i imponojë grave.
Bazat duhet të jenë në vend: kujdesi universal për fëmijë pa pagesë dhe ri-ngritja e pagesave në raportimin gjinor të pagave, i cili është duke rënë në vazhdimësi gjatë izolimit. Por, përtej kësaj, është e dobishme të ecësh në këpucët e burrave të cilët duan të bëjnë gjënë e duhur. Burrat marrin një shpërblim atësie kur bëhen baballarë sepse punëdhënësit e tyre presin që ata të përputhen me modelin mashkullor si shtylla mbajtëse e familjes, duke punuar për orë më të gjata ndërsa partneri i tyre kujdeset për fëmijët. Megjithatë baballarët që kërkojnë leje prindërore ose për orar fleksibil shpesh përballen me diskriminim.
Dy masa do të ndihmonin. Së pari, ne duhet të ndajmë të paktën tre muaj leje prindërore të caktuara për secilin prind në vitin e parë të foshnjës së tyre të cilat duhet të paguhen në të njëjtën bazë si pagesa e lehonisë. Kjo do të kushtonte shumë më pak sesa ndërprerja e taksave nga qeveritë për martesë dhe statusi i përdorimit të dyanshëm do të largonte padrejtësinë për baballarët që kërkojnë leje prindërore. Në Islandë, secili prind merr tre muaj, me tre muaj të tjerë të ndarë midis tyre, dhe shumica e baballarëve marrin pushimin e tyre. Kjo ka përfitime afatgjata: rezultate më të mira zhvillimi për fëmijët dhe një ndarje më e drejtë gjinore në punën shtëpiake.
Së dyti, duhet të inkurajojmë financiarisht baballarët dhe nënat që të ndajnë në mënyrë më të barabartë punën e paguar. Rekomandimet për një javë punë katër-ditore shpesh nuk pranojnë se pothuajse kemi arritur cakun –puna mesatare në javë është 32 orë – vetëm se katër në 10 punëtore femra punojnë me kohë të pjesshme, krahasuar me një në tetë burra. Duhet të konsiderojmë ndryshime në sistemin e taksave për të stimuluar burrat që të punojnë më pak dhe gratë të punojnë më shumë, për shembull, taksimin e 20% të të ardhurave të fundit të dikujt me një shkallë më të lartë, duke e kuptuar se nuk është optimale as nga zhvillimi i fëmijëve dhe as nga perspektiva e barazisë gjinore për çdo prind që të punojë pesë ditë në javë ndërsa tjetri tre ditë ose më pak.
Debati për barazinë gjinore natyrisht shpesh është i sajuar vetëm në lidhje me të drejtat e barabarta të grave në vendin e punës. Por argumentet për të drejtat e barabarta të burrave për të qenë prindër të shkëlqyeshëm nuk janë thjesht plotësuese por themelore për gratë që arrijnë barazi si në vendin e punës ashtu edhe në shtëpi.
Sonja Sodha është një gazetare për “Observer-in”
Burimi: The Guardian, 21.06.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/23.06.2020