Lexuesit pyesin “Haartez-in”
A është etike të qortosh një të huaj i cili nuk përdor maskë në publik? Unë has shumë komente të këqija në rrugë nga njerëz të cilët nuk i njoh, për arsye se nuk përdori maskë. Për mua kjo është absurde. E rëndësishme është të theksohet se në vende biznesi dhe në hapësira të mbyllura, unë përdori maskë në respekt të pronarit, sepse nuk dua që ai të gjobitet për shkakun tim. Por në rrugë nuk përdori. Nuk besoj në efektivitetin e maskës. Nga ana tjetër, e di se tezja ime nuk del nga shtëpia për shkak të njerëzve si puna ime.
Çështja ime nuk ka të bëjë me maskën, por me atë se a është e drejta e njerëzve të tjerë do të më qortojë mua, apo nëse kjo është çështje vetëm e ndërgjegjes time. Kam qenë në shumë vende jashtë shtetit, ku njerëzit thjesht nuk ndërhyjnë në punët e të tjerëve, natyrisht nëse nuk e njohin personin në fjalë.
I dashur rojtar i pamaskuar,
Tërheqja e vërejtjes së të huajve në rrugë është lënda e zakonshme në këtë gazetë dhe në përgjithësi këshilla ime është të mos i fusim hundët në punët e të tjerëve. Sidoqoftë, pyetjet e mëparshme merreshin me komente në lidhje me çështje të cilat nuk i sjellin dëm askujt, si pesha e trupit, kimet në trup dhe tatuazhet.
Përdorimi i një maskë për fytyrën gjatë një epidemie vdekjeprurëse është një nga rastet e pakta ku ushtrimi i lirisë tënde mund në të vërtetë të jetë i dëmshëm për të tjerët.
Si rrjedhim, para se t‘i peshojmë qortimet, së pari duhet të shqyrtojmë vendimin për mos përdorim të maskës. Ju sqaruat se ky nuk është subjekti i pyetjes suaj, ndërsa nga ana ime, unë shpresova se nuk do të më duhet t’i përgjigjem ndonjë pyetjeje tjetër në lidhje me pandeminë. Pra, kemi diçka të përbashkët: As ti dhe as unë nuk do të marrim atë që duam në këtë shkresë.
Shkenca ende nuk ka njohuri të mjaftueshme për virusin korona; hulumtimi në lidhje me të zhvillohet dhe ndryshon vazhdimisht. Deri tani, shumica e shkencëtarëve duket se janë dakord që maskat janë efektive deri në një masë në zvogëlimin e përhapjes së virusit. Në fillim të pandemisë, Organizata Botërore e Shëndetit pohoi se maskat ishin të panevojshme, por ne e dimë tani që kjo deklaratë ishte shtyrë pjesërisht nga frika se publiku do të harxhonin furnizimin në dispozicion, duke lënë ekipet mjekësore pa mbrojtje.
Që atëherë, OBSH-ja ka rishikuar pozicionin e saj dhe, si Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, ka filluar të rekomandojë përdorimin e maskave të bëra nga rrobat në vendet publike kur nuk është e mundur të ruash distancën e duhur shoqërore.
Ndërkohë, prova të konsiderueshme kanë filluar të grumbullohen në lidhje me efektivitetin e maskave. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se ato dukshëm e zvogëlojnë sasinë e virusit i cili shpërndahet gjatë kollitjes dhe teshtitjes. Hulumtime të tjera kanë treguar një rënie të shkallës së përhapjes së virusit korona në vendet ku përdorimi i maskës është i detyrueshëm.
Dy hulumtime shtesë kanë ndriçuar rëndësinë e përdorimit të gjerë të maskave. Së pari – dhe në kundërshtim me mendimin fillestar – duket se individët të cilët kanë marrë sëmundjen mund të infektojnë të tjerët edhe nëse ata janë asimptomatikë ose presimptomatikë. Së dyti, shumë shkencëtarë tani besojnë se infeksioni me KOVID-19 mund të shkaktohet jo vetëm nga spërkalat e shumta gjatë frymëmarrjes, por edhe nga aerosolët: grimca të vockla të cilat mund të qëndrojnë në ajër për periudha të gjata kohore. Atëherë, në hapësira me ajrosje të dobët mbajtja e distancës dhe larja e duarve nuk mjafton – është e nevojshme një maskë për të zvogëluar emetimin e aerosolëve.
Bartja e maskave në Jerusalem. Meritë: Emil Salman
Virusi korona është gjithashtu i ri edhe për botën etike, por ne tashmë jemi të njohur me kërkesën për të mbrojtur të tjerët nga sëmundjet infektive nga debati për lëvizjen e kundër-vaksinës. Të dyja çështjet kanë të bëjnë me tensionin midis lirisë personale dhe të mirës publike.
Siç vë në pah filozofi italian Alberto Giubilini në librin e tij të vitit 2019 “Etika e vaksinimit”, “ndër të tjera, etika është në lidhje me atë se në çfarë rrethana mundemi dhe a duhet të bëjmë zgjedhje të cilat nuk janë (vetëm) në interesin tonë, por gjithashtu edhe kryesisht në interes të njerëzve të tjerë”.
Giubilini merret me vaksinimet pjesërisht në kontekstin e të drejtave negative dhe pozitive. Të drejtat negative janë të drejta të cilat i detyrojnë të tjerët të përmbahen nga veprimi, ndërsa të drejtat pozitive i detyrojnë të tjerët të veprojnë. Për shembull, e drejta negative ndalon të tjerët të na godasin, dhe e drejta pozitive për kujdes shëndetësor përfshin detyrimin për të na siguruar trajtim mjekësor. Në filozofinë morale, një e drejtë negative justifikohet më lehtë sesa një e drejtë pozitive: shkaktimi i dëmit me anë të veprimit konsiderohet më serioz sesa shkaktimi i dëmit duke u përmbajtur nga ndërmarrja e veprimit.
Giubilini i kthehet eksperimentit të mirënjohur të mendimit të paraqitur nga filozofi Piter Singer, sipas të cilit, nëse një fëmijë është duke u mbytur në një pellg dhe të shpëtuarit e tij nuk përbën ndonjë kërcënim të madh për ju, e keni për obligim që ta shpëtoni. Duke ndjekur Singerin, Giubilini përcakton “detyrën e shpëtimit të lehtë”, duke shkruar se, “kur veprimet e kërkuara për të shmangur dëmtimin e mundshëm ndaj të tjerëve janë mjaft të lehta dhe pa ndonjë çmim të madh, detyrimet pozitive bëhen moralisht të barabarta me detyrimet negative”. Rreziku i përfshirë i vaksinimit i cili mbron të tjerët, veçanërisht grupet e cenueshme të cilët nuk janë në gjendje të vaksinohen, është shumë i ulët. Refuzimi i vaksinimit pa justifikim mjekësor si pasojë është i barabartë me dëmtimin aktiv të të tjerëve dhe nuk mund të justifikohet.
Sigurisht, ka dallime thelbësore midis vaksinimeve dhe maskave. Nga njëra anë, mundësia që vaksinimi të shkaktojë dëm me të vërtetë neglizhohet, por dëmi i mundshëm është sigurisht më i rëndësishëm se sikleti i përdorimit të maskës. Nga ana tjetër, efektiviteti i vaksinimeve aktualisht është më i saktë sesa efektiviteti i maskave. Maskat mesa duket janë efektive në rrethana të caktuara, por është ende herët të dihet me siguri. Në këtë kontekst, disa shkencëtarë kanë kërkuar nga OBSH-ja të miratojë “parimin e parandalimit”: Meqë ekzistojnë prova të konsiderueshme se virusi gjithashtu transmetohet në bazë të ajrit, është më mirë të udhëzoni popullin të përdorin maska në publik, madje edhe duke mos pasur dëshmi përfundimtare.
Çfarë ne dimë me bindje është se dëmi i mundshëm nga mos përdorimi i maskës tejkalon dëmin i cili vjen nga përdorimi i maskë e cila mund të jetë joefektive. Së pari, rreziku i infektimit të të tjerëve rritet ndjeshëm pa maskë, veçanërisht duke pasur parasysh infeksionin e mundshëm nga ajrit. Disa nga ata të cilët kanë transmetuar KOVID-19 shërohen shpejt, por të tjerë vuajnë jashtëzakonisht dhe për periudha të gjata, e disa vdesin.
Së dyti, nëse njerëzit pa maskë në të vërtetë rrisin përhapjen e virusit, ato kontribuojnë në mënyrë indirekte në vendosjen e kufizimeve më të ashpra për publikun. Pasojat ekonomike të kufizimeve të tilla janë shkatërrimtare dhe prekin shumë njerëz. Përveç kësaj, sjellja e tillë ka efekt të menjëhershëm psikologjik: Një person pa maskë i detyron të tjerët të veprojnë me egoizëm të ngjashëm dhe gjithashtu shkakton ankth dhe shqetësim për shumicën e atyre të cilët e takojnë atë (mes tyre halla juaj, e cila është e detyruar të qëndrojë në shtëpi).
Kur dëmi i mundshëm matet kundër sikletit të përkohshëm të përdorimit të maskës, thjesht nuk ka fare krahasim. Keni çdo të drejtë “të mos besoni në maska”. Por, përderisa nuk keni një kufizim përkatës mjekësor ose mendor, ky nuk është justifikim i mjaftueshëm për të mos përdorur maskë në vende publike.
Për shkak se dëmtimi i mundshëm nuk është plotësisht i qartë, qortimi i një personi pa maskë bie në zonën gri midis futjes së hundëve në punët e tjetrit dhe ndërhyrjes thelbësore. Ashtu si ju, unë nuk dua të jetoj në një shoqëri në të cilën njerëzit ndiejnë nevojën për të vënë në regjiment njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, unë gjithashtu nuk dua të jetoj në një shoqëri ku njerëzit nuk janë të vëmendshëm për shëndetin dhe frikën e të tjerëve dhe presin të afërmit e tyre ta pranojnë këtë në mënyrë nënshtruese.
Mënyra e shtruarjes së pyetjes suaj na detyron të zgjedhim midis njërës apo tjetrës, por ekziston edhe një mundësi tjetër: Në vend që të impononi tek të tjerët barrën e heshtjes, thjesht përdorni një maskë. Për momentin, kjo është gjëja e duhur e cila duhet bërë.
Burimi: Haaretz,
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/20.07.2020