Shkruan: Fejzi Hajdari
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë (sipas të gjitha gjasave me ndihmën e ministrit Spasopvski) e ka kthyer në punë “policin huligan”, që ishte pjesë e grupit të 15 huliganëve maqedonas të maskura me fantomka dhe shkopinjë bejzbolli, të cilët e kishin ndjekur të riun shqiptar në mes të qytetit, në Lagjen “Orta Bunar”, që gjendet vetëm qindra metra larg nga Polica e Kumanovës, Gjykatës e Kumonës. Për të qenë skandali edhe më i madh se kaq, policin në fjalë e kishte suspenduar nga puna Komisioni disiplinor (për shkak të aktakuzës).
Edhe krahas të gjithë këtyre (pengesës ligjore) rasti i policit të suspenduar kishte kaluar ne heshtje, edhe pse në SPB-në Kumanovë, partia shqiptare BDI për vite me radhë kishte radhitur kuadro shqiptare një pas një “ushtarë partiakë”, që vetën varësisht nga nevoja e interesi veten e quanin herë e quanin nacallnik, herë komandanta, herë inspektorë e herë patriot policë!!?
Tmerr. Kjo është edhe një dëshmi se shqiptarët aty, i shërbejnë vetëm Spasovskit (dhe funksionarëve tjerë të lartë) dhe jo interest shqqiptarë, kuptohet, kur ata rrezikohen.
E trishtë është kur e mendon faktin se dalin të rrahin pa fajë dhe policia në vend që t’i ndëshkojë huliganët, ata i avancon, sic është rasti me policin hooligan dhe jo vetëm!
Qyetatarët shqiptarë të Kumanovës me të drejtë pyesin: A ka Polici, që i mbronë shqiptarët nga dhuna, e cila jo rrallëherë orkestrohet edhe nga struktura të larta në MPB.
Paramendoni kjo ndodh vetëm në Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë, ku shqiptarët janë të përfaqësuar me pozitën dy në këtë institucion, dhe me shumë komandirë dhe njerëz nëpër pozicione të larta.