Sportelet e ndërmarrjes komunale “Pastrim dhe gjelbërim” në Kumanovë nisin me punë në ora 7.30, transmeton Almakos.
Por banorët e Kumanovës ankohen se këto sportele nuk hapen në kohë dhe se kur fillojnë me punë, zakonisht bëjnë radhë të gjata qëllimisht duke mos përfillur kërkesat e qytetarëve që shumica janë shqiptar.
“Sot ora 8.30 isha aty edhe ende nuk kishin fillu me punu,a orarin e kishin prej ora 7.30”, thotë qytetari i irrituar kumanovar për portalin Almakos.
Përndryshe ndërmarrja komunale “Pastrim dhe gjelbërim” në Kumanovë gjithmonë i ka takuar shqiptarëve, ndërsa asnjëherë në kohë nuk arrijnë faturat për pagesën e shërbimeve. Përveç kësaj, edhe pse të gjitha ndërmarrjet publike kanë modernizuar mënyrën e pagesës, vetëm kjo ndërmarrje publike komunale ende vazhdon me sistemin e vjetër të pagesave që ka shumë gabime gjuhësore.
Parregullsitë e shumta kanë irrituar qytetarët edhe për atë se i kanë detyruar që të paguajnë gjoba për vonesën e pagesave, duke i dërguar letra nga përmbaruesit, ndërsa në realitet faturat vet kjo ndërmarrje komunale nuk i dërgon asnjëherë në kohë./Almakos/