Pasi kaloi koha e festimit, urimeve dhe përgëzimeve për fitoren e VLEN në zgjedhjet lokale sikur ka nisur një kohë e hamendjeve, spekulimeve dhe kryesisht të pritjes. Kjo pritje nuk është vetëm e vendimeve, ligjeve dhe krejt gjërave që patën mbetur për mbas zgjedhjeve, por kryesisht është pritje për të parë se si do i përfaqësojë shqiptarët e Maqedonisë mu VLEN-i! Kjo sepse tani ato janë tabela shqiptare, pala shqiptare dhe përfaqësimi i shqiptarëve të këtuhit. Para shqiptarëve tjerë nga vendet tjera, para botës dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar dhe ajo që është më me rëndësi brenda vendit: para popullit, palëve tjera, por edhe para shtetit. Me shpartallimin e AKI dhe rënien e BDI-së VLEN më është ajo që quhet: shqiptare.
Por, pa e zgjatur të kthehemi te titulli dhe pyetja për taksimetrin dhe ende më saktë: Nëse VLEN e dinë se taksimetri ec jo vetëm me distancë të kaluar, por edhe me kohë: gjatë pritjes, shkarkimit, parkimit etj. Në fakt definicioni i taksit dhe taksimetrit është sipas kohës: që është vënë në shërbim me një pagesë të veçantë sipas kohës që përdoret!
Ramadan Ramadani
27.11.2025
Shkup, Maqedonia e Veriut


