” Virusit Covid19 do i shpëtojnë vetëm të fshehurit në birë të miut?!
Zyrtarët e Shkupit na lodhën me kanosjet se do na izolojnë në karantinë, se do e kthejnë orën policore, se nuk do i hapin kufijtë e Maqedonisë…!
E në ndërkohë shihet qartë: jemi vend ku dominojnë individët që nuk e kanë kuptuar se liria është më e shtrenjtë se vetë jeta, se s’të vlen gjë jetëgjatësia e kaluar në vrimë të miut, se sëmundjes nuk i iket duke u mbyllur në shpellë, por duke i besuar jetës!
Dhe e dini pse virusi Covid19 është aq ‘agresivë’ në Maqedoni? Sepse atij i është bashkëngjitur virusi i lojërave politike mes partive që duan zgjedhje të menjëhershme dhe atyre që duan t’i vonojnë ato. Edhe pse lejuam të del puna se shëndetin tonë më shumë e duan politikanët tanë, se sa vet ne?!” (Kim Mehmeti)