Krye-parlamentarit, Talat Xhaferi nuk i intereson për Nikolla Gruevskin dhe deklaratat e tij, në lidhje me incidentin që ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë, në momentin kur shumica parlamentare tentoi ta votoi ligjin e gjuhëve dhe kur ish-kryeministri, Nikolla Grueski, tentoi pengimin e të njëjtit, raporton Almakos.
Në një deklaratë gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Gruevski tha se nuk ka dashur incident, ndërsa kërkoi që krye-parlamentari Xhaferi të kërkojë falje ndaj opinionit publik.
“Nuk merrem me të”, ishte kjo përgjigjja e shkurtë e krye-parlamentarit, Xhaferi për Almakos, lidhur me prononcimin e Gruevskit./ Mevludin Imeri – Almakos.com
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2084417668265741/