Shtatë deputet të partisë më të madhe opozitare VMRO, Elizabeta Kanceska Milevska, Emilija Aleksandrova, Nola Ismailovska Starova, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov, Krsto Mukoski dhe Zekir Ranciloviq janë përjashtuar nga partia pasiqë kanë votuar pro fillimit të ndryshimeve kushtetuese të parapara në bazë të marrëveshjes për emrin me Greqinë.
“Këto shtatë deputet nga VMRO të cilët morën vendim kundrejt vendimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë e që ishte poashtu qëndrim partiak në bazë të vendimit të marrë në komitetin ekzekutiv dhe qendrorë dhe në kordinim me grupin parlamentar më kanë zhgënjyer shumë mua por ajo nuk është e rëndësishme shumë sepse para se gjithash kanë zemëruar edhe partinë dhe vendlindjen. Pikërisht për këtë KQ i VMRO-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe njëzëri kemi përjashtuar nga partia të shtatë deputetët”, ka deklaruar kështu kreu i saj Mickoski.
Megjithatë VMRO edhe më parë ka qenë në krizë të thellë por me vendimin e fundit kjo parti vazhdon të jetë e tensionuar dhe nuk dihet ngjarjet që mund të ndodhin më tej tek ajo.
Askush nuk ka dilemma se nëse duhet VMRO të qëndrojë në skenën politike ajo duhet seriozisht të reformohet dhe të pastrojë nga themelet shumë punë nga e kaluara e saj.