Almakos ka mësuar nga burime jozyrtare se një nga emrat që po qarkullon brenda krerëve të Frontit Europian për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme lokale është Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).
Sipas këtyre burimeve joformale, emri Aleanca Kombëtare, i njohur gjithashtu si Fronti Kombëtar, vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve brenda subjekteve që përbëjnë këtë koalicion politik. Megjithatë, emërtimi i deritanishëm mësohet se nuk është më në opsion për përdorim zyrtar.
Pas përfundimit të fazës së konsultimeve dhe përzgjedhjeve definitive brenda strukturave partiake, pritet të mësohet edhe slogani përfundimtar që do të shoqërojë – Aleancën Kombetare per Intergrim (AKI) në fushatën lokale zgjedhore në RMV./Almakos