Nga 17 maji filloi përpilimin i propozim-ligjit të ri për arsimin fillor. Më 5 qershor është publikuar versioni final i propozim-ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa më 30 korrik me 58 vota “PËR” dhe 18 “PËRMBAJTUR” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për arsimin fillor.
Në Ligjin e ri për arsimin fillor, është i rregulluar edhe testimi shtetëror se si do të zhvillohet. Më saktë, neni 128 me 7 paragrafë sqaron testimin shtetëror, përcjell Portalb.
Neni 128, paragrafi (1): “Arritja e standardeve gjatë edukimit dhe arsimit fillor kontrollohet me testimin shtetërore nga ana e Qendra e shtetërore e provimeve”.
Neni 128, paragrafi (2): “Nxënësi është i detyruar të marrë pjesë në testimin shtetëror”
Neni 128, paragrafi (3): “Drejtori është i detyruar të siguron kushte për testimin shtetëror dhe rregullshmërinë e testimit”.
Neni 128, paragrafi (4): “Rezultatet nga testimi shtetëror nuk ndikojnë në notat, në suksesin e përgjithshëm të nxënësit”.
Neni 128, paragrafi (5): “Periudhat, ciklet dhe sferat për testimin shtetëror i përcakton Ministri, me propozimin e Qendrës shtetërore të provimeve.
Neni 128, paragrafi (6): “Raportet nga testimi shtetëror publikohen në ueb faqen e Qendrës shtetërore të provimeve”.
Neni 128, paragrafi (7): “Me miratimin e ministrit, mund të realizohen edhe teste tjera për nxënësit”.