Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu në intervistën në Alsat deklaroi se do të gjendet zgjidhje për objektin e ri shkollor tashmë të ndërtuar në fshatin Nerovë të Komunës së Krushevës.
Aliu tha se objekti shkollor nuk do të rrënohet por kujtoi banorët dhe Komunën e Krushevës se paraprakisht duhet ndjekur të gjitha procedurat ligjore, fillimisht për legalizimin e tokës dhe inspektimin e objektit nëse ka zbatuar standardet për ndërtim të një objekti shkollor.
Rreth dy javë nxënësit bojkotuan mësimin për shkak të kushteve jo të përshtatshme për mësim ndërsa prindërit kërkuan legalizimin e objektit të ri shkollor.
“Në qoftë se ndiqen procedurat që janë brenda ligjit, a nuk ka gjë që nuk mund të zgjidhet sigurisht që do të ketë zgjidhje. Por, do të filloj iniciativa tani gjithandej, jo vetëm në fshatin Nerovë dhe jo vetëm në Komunë të Krushevës, kjo është rruga që duhet të zgjidhet çështja pronësore. Këtë duhet ta iniciojnë ato me mbështetje, në qoftë se kanë nevojë për avokat, për zyra tjera juridike, ti angazhojmë ato që të zgjidhet fillimisht çështja pronësore, pastaj të mund të kalohet te inspektimi I objektit në qoftë se i plotëson kushtet, legalizimi i tij edhe të vendoset në funksion Por se nuk do të shembet, të jeni të sigurt edhe ju edhe ato se nuk do të shembet por duhet të bindemi dhe të konstatojmë se ai objekt është I sigurt për nxënësit”, tha Lulzim Aliu, zv ministër Arsimi./ Alsat.mk