Kryesia e BDI-së nuk e njeh fraksionin e “grupit të zjarrit”, dhe sipas Statutit të Partisë nuk lejohen fraksionet.
I pyetur se a do të pasojë përjashtimi i grupit, Faton Ahmeti, sekretari i përgjithshëm i BDI-së, për TV Alsat është përgjigjur se do të veprojë në përputhje me statutin e partisë, që mund të nënkuptojë përjashtimin e tyre, nëse konstatohet se grupi i Izet Mexhitit ka vepruar në kundërshtim me Statutin.
Nëse përjashtohet “grupi i zjarrit” dhe pasuesit e tyre, kjo do të nënkuptojë një ndarje serioze brenda BDI-së, por edhe hapësirë për formimin e një subjekti të ri politik, duke pasur parasysh se infrastruktura partiake e “zjarrit” është e fortë në rajonin e Shkupit./Lajmi i plotë.