Ka provuar shumë barna por shpëtimin e gjeti vetëm tek vaji i kanabisit.
Filip Dostovski në moshën 15 vjeçare u diagnostikua me sëmundjen e kancerit.
Pas kësaj vendosi që vetë të prodhojë vaj nga kanabisi edhe pse në vendin tonë para pak kohe ishte i ndaluar ligjërisht përdorimi i këtij vaji.
Filip Dostovski më tej thotë se lloji i kanabisit që rritet në Maqedoninë lindore ndikon në të gjitha sëmundjet auto-imune, diabeti, alergjitë, pickimet nga insektet dhe të djegurat.
“Nga kanabisi mund të prodhohet benzinë, ushqim dhe që është më kryesore ilaç. Kemi ilaç të gatshëm këtu, pa pagesë. Ky lloj i kanabisit është i mirë si ilaç për epilepsinë. Mund të jetë edhe zëvendësim për “Kseleksin”, “Leksiliumin” dhe “Diazepamin”. Mund të përdoret gjatë çrregullimeve bipolare dhe skizofrenisë. Ky lloj është plot me CBD”, u shpreh Filip Dostovski, i shëruar nga vaji i kanabisit.
Për vajin e kanabisit i cili tanimë shitet në barnatore, Dostovski thotë se nuk është i keq, mirëpo është shumë i shtrenjtë në krahasim me cilësinë që ka.
“Ai ilaç në parim nuk është i keq. Meqë është nga kanabisi, ai nuk mund të jetë i keq. Mirëpo problemi qëndron te çmimi. Me të vërtetë çmimi është i lartë. Mes tjerash, legalizimi është bërë që të zvogëlohet shitja në tregun e zi dhe njerëzit të kenë qasje në të. Përqendrimi i përbërësve aktivë në këtë vaj është shumë i vogël për çmimin që ka. Me çmimin e njëjtë në tregun e zi blihet ekstrakt i plotë”, shtoi Dostovski.
Një nënë e cila e kuroi fëmijën me vaj të kanabisit nuk don që t’i tregohet indetiteti thotë qe në përdormini e parë vërejtën shumë përmirësime tek fëmija.
“Fëmija jonë ka diagnozë prej një spektri autistik, e kemi vërejtur kur ishte një vjet e gjysmë. Me terapinë më vajin filluam kur kishte 2.5 vjet. vërejtëm shumë përmirësime në raport me agresagres për shkak se sulmonte vetveten në atë aspekt vërejtja përmirësim. p.sh. nëse brenda ditës ai i binte vetës tre katër herë, gjysmë ore apo një orë gradualisht goditjet u zvogëluan”, tha nëna e fëmijës të cilin e shërojnë me vaj.
Për legalizimin e kanabisit për nevoja personale këtë vit ngritën zërin edhe prokurorja Lençe Ristoska, bashkë me gjykatësin Vlladimir Tufegxhiq
“Kur flasim për legalizim, flasim për proces i cili duhet të jetë i ndjekur me ndryshime adekuate ligjore, të rregulluara saktësisht dhe të kontrolluara më shumë nga ana e shtetit”, tha Lençe Ristovska, prokurore.
“Në Izrael është e lejuar përdorimi i kanabisit për nevoja personale. Përdorimi i kanabisit deri me 15 gramë për qëllime private nuk dënohet, në qoftë se përdoret publikisht dënohet me 225 euro. Pastaj në qoftë se një person deri 4 herë përpiqet ta përdor kanabisin në vend publik paralajmërohet dhe dënohet financiarisht, e në qoftë se kapet për së pesti herë, atëherë bëhet fjalë për vepër penale”, tha Vlladimir Tufegxhiq, gjykatës.
Përdorimi i vajit të kanabisit në Maqedoni është një sekret publik. Qindra, ndoshta edhe mijëra persona, çdo ditë përdorin këtë vaj sepse vuajnë nga sëmundje të ndryshme të rënda. Dikush e blen, ndërsa dikush e prodhon vet. Çdokush që do mund të mësojë lehtë si mund të përgatitet vaji i kanabisit sepse mënyra e prodhimit mund të gjendet në internet dhe shpërndahet haptazi në rrjetet sociale dhe forumet e Internetit. Për fat të keq, ato duhet të kenë kujdes dhe të mos shkelin ligjin, i cili parasheh dënime serioze dhe shumëvjeçare me heqje lirie. Sipas të dhënave zyrtare, Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani nuk ka konfiskuar vaj kanabisi. Kjo çështje për ministrinë përkatëse ka mbetur një sekret, megjithëse ky sekret është një fakt që njihet mirë.