Pasi inteligjenca artificiale (AI) ChatGPT pushtoi botën me aftësitë e saj mbresëlënëse, fokusi është zhvendosur te Google, domethënë se si gjigandi i teknologjisë do t’i përgjigjet konkurrentit të dukshëm.
Kjo është arsyeja pse disa ditë më parë Google prezantoi një chatbot të ri të quajtur Bard, si një konkurrent i AI. CEO i Google dhe kompanisë mëmë Alphabet, Sundar Pichai, tha në atë kohë se Bard ishte në dispozicion vetëm për disa individë që e testonin atë dhe do t’i ofrohej publikut në javët e ardhshme.
“Bard përpiqet të kombinojë njohuritë, inteligjencën dhe kreativitetin e modeleve tona të shkëlqyera gjuhësore. Ai mbështetet në informacionin nga interneti për të dhënë përgjigje me cilësi të lartë, “tha Piçai disa ditë më parë./Lajmi i plotë.