Vera tashmë ka mbërritur dhe njerëzit përreth jush kanë filluar të mendojnë seriozisht për destinacionin tjetër të pushimeve. Vendndodhja e favorshme na jep mundësinë të zgjedhim midis disa destinacioneve të njohura verore, por këtë vit më e popullarizuara është Budva e bukur në bregdetin e Adriatikut. Nëse nuk e keni vizituar Budvën më parë, tani është koha e përkryer për ta bërë këtë. Por, edhe nëse e keni vizituar më parë, është koha të kujtoni bukuritë natyrore dhe të merrni frymë përsëri përgjatë rivierës magjepsëse Budva
Ka një arsye pse turistët e quajnë Budvën “Perla e Adriatikut”. Sepse ajo, si perlat, është një dhuratë nga natyra e krijuar për ta bërë botën një vend më të mirë. Në të vërtetë, gjithmonë ka diçka për të parë në Budva: nga ndërtesat historike dhe arkitektura unike, te kuzhina e shijshme lokale, te plazhet me rërë të pafund dhe të bollshme që shtrihen përtej detit Adriatik. Kurse për t’i provuar të gjitha këto kënaqësi nuk do të keni nevojë për një PCR test sepse Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të hapë kufijtë për turistët shqiptarë.
Pse është Budva vazhdimisht në krye të listës së destinacioneve më të njohura të udhëtimeve verore? Së pari, sepse mikpritja e vendasve do t’ju bëjë të ndiheni të mirëpritur. Mirësia tradicionale e vendasve miqësorë nga Riviera e Budvës është diçka që manifestohet më së miri përmes shëtitjeve private të krijuara për t’u njohur më mirë me natyrën dhe trashëgiminë kulturore të këtij rajoni. Dhe në të njëjtën kohë, është gjithmonë më argëtuese të jesh aty ku janë njerëzit “cool”. Aktorë, muzikantë dhe atletë të njohur botërorë dhe vendas vizitojnë Budvën çdo vit dhe gjatë sezonit të verës ata qëndrojnë më gjatë në bregdetin e Malit të Zi. Bëhuni pjesë e rërave të arta përgjatë bregdetit të Adriatikut këtë verë.
Pas ngjarjeve të paparashikueshme që shkurtuan kohën e pushimeve vitin e kaluar, tani Budva është përsëri e gatshme t’ju ofrojë kënaqësi maksimale në udhëtimin tuaj veror. Objektet e akomodimit tashmë janë në aktivitet të plotë, të përshtatura për kërkesat dhe nevojat e turistëve nga rajoni – si për nga kushtet, por edhe për nga çmimet.
Në Rivierën 25 kilometra, në akomodimin privat, i cili është bërë një krenari e vërtetë e Budvës, sepse rivalizon kapacitetet e akomodimit në hotelet me cilësinë më të lartë, ka rreth 32,000 shtretër në dhoma, apartamente, shtëpi dhe vila me qira.