Përçarjet e Izet Mexhitit me kryesinë e BDI-së duket se kanë reflektuar edhe te strukturat brenda partiake në Dibër.
Almakos nga burime të sigurta brenda BDI-së merr vesh se dje është bërë një sondazh nga ana e BDI për kryetar komune ne Dibër, që do mbahen në nëntor në RMV.
Me këtë rast si kandidatë për kreun e Dibrës në garë janë përfshirë tre emra nga BDI-ja: Artin Spahiu kryetar i degës, deputetja Arbana Pasholli dhe kryetari i tanishëm, doktor Hekuran Duka, dhe një nga Aleanca per Shqiptaret profesor Ilirjan Fetahu.
Por vihet në pah që në sondazh nuk ka qenë nënkryetari i degës, drejtori i “SHMK 28 Nentori” Ramadan Imeri , i cilli sipas strukturave të BDI njihet si njeriu më i sigurtë për fitoren e BDI-së në Dibër. Nga burimet e mirënformuara Almakos mëson se mos kandidimi i tij në sondazh vjen pasi ai është person i afërt i Izet Mexhitit.