Mbrëmë, me 30.05.2021, në zyrat e Partisë Alternativa në Kumanovë u mbajt mbledhja e nëndegës së Lagjes së trimave, me c`rast u zgjodh kryetari, dy nënkryetarët, sekretari, arkëtari dhe anëtarët e kryesisë së nëndegës së partisë Alternativa në Lagjen e trimave në Kumanovë.
Pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm të nëndegës së Lagjes së trimave, Bashkim Murtezi, për kryetar nëndege u propozua Abaz Selmani i cili në mënyrë unanime u zgjodh edhe kryetar i nëndegës së Lagjes së trimave.
U propozuan dhe u zgjodhën në mënyrë unanime për nënkryetar të nëndegës së Lagjes së trimave, Kujtim Ebibi dhe Fidan Alili.
Sekretar i nëndegës së Lagjes së trimave u zgjodh Bunjamin Murtezi, përderisa në mënyrë unanime për arkëtar i nëndegës u zgjodh Dardan Ferati.
U zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë së nëndegës së Lagjes së trimave.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje, ishin edhe anëtarët e kryesisë qendrore të Partisë Alternativa, anëtarët e kryesisë së Degës, të Kuvendit, Kryetari i degës, nënkryetari si dhe aktivist të shumtë.
U diskutua për aktivitetet për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat priten të mbahen sivjet, si dhe përgatitjen e Lagjes së trimave edhe për këtë sfidë.