Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska ka bërë të ditur, se deri në ora 14:00 janë kontrolluar tri pompa të benzinës.
“Sot fillojmë me kontroll të cilësisë së derivateve të naftës, duke shfrytëzuar laboratorin mobil dhe deri në fillim të press-konferencës, janë realizuar tre inspektime dhe pas press-konferencës ne i vazhdojmë inspektimet”, tha Simeska Dimovska.
Kontrolli vjen në kuadër të paralajmërimit të Ministrisë së Ekonomisë, për matjen e cilësisë së derivateve të naftës që importohet në vend.