Keqpërdorimet nga ana e punëshënësve për mos pagesën e pagave të punëtorëve po vazhdon edhe këtë vit, disa prej tyre nuk i klanë paguar pagat e muajt prrill, Zv Kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi thotë se për çdo keqpërdorim të te njejtave do të kerë padi penale ashtu siç e parash ligji.
Shkeljet e ligjit për mos pagesën e pagave për muajn prill nga ana e disa kompanive po vazhdon. Regime të shumta nga ana e punëtorëve ka pasur edhe në Lidhjen e sindikatave të Maqedonisë. Ndërkaq, Qeveria e Maqedonisë së Veriut apelon te të gjithë punëdhënësit të cilët nuk ua kanë paguar pagat punëtorëve për muajt prill ta bëjnë të njejtën, pasi sipas zv. Kryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqipër çdo keqpërdorim i të njejtave do të kenë padi penale ashtu siç e parash ligji.
“Ne na vjen mirë se Lidhja e Sindikatave por edhe vet sindikata janë aq të zhurshme ndaj çdo qeverie. Ne si qeveri mendojmë se me vendosjen e masave kemi kriju mekanizëm për të gjetë çfarë do keqpërdorimi me parat publike. Në baz të rezimit të lidhjes së sindikatave institucionet përkatëse merren me të njejtat dhe siç ndodhi me katër pakaot edhe me pakot të gjithë ata që nuk i kanë paguar pagat do të kenë padi penale siç e parashikon ligji “.
Që nga krijimi i masave anti krizë Sindikatat apeluan që transferi i parave të bëhet direkt në llogaritë e transaksioneve të punëtorëve, por nuk dodhi një gje e tillë, Zv Kryeministri Bytyqi për TV Klan Maqedoni thotë se qeveria nuk mund të merrë rolin e punëdhënësit.
“Qeveria nuk mund të merr rolin e punëdhënësit në pagimin e pagave punëtorëve sepse mendoj se do kishim prish shumë rregulla të cilat janë të vendosura në tregun e punës”.
Edhe pse punëdhënësit i kanë marrur mjetet nga shteti një muaj më parë paga e muajtë prillë nuk da arritur në transaksionet e shumë punëtorëve. Lidhja e Sindikatave por edhe Konfederata e biznesit reaguann ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat dhe keqpërdorin me të drejtat e punëtorëve. Një vit më parë më shumë se 300 kompani nuk ua transferuan paratë punonjësve, duke i mbajtur mjetet për vete, por edhe tani përvec se përsëritet e njejta disa kompani kanë transferuar sasi më të vogël të pagës minimale. /KlanMacedonia