Do të ishte kundërproduktive nëse do të kishte presion politik mbi Komisionin e përbashkët për Çështje Historike me Bullgarinë. Kështu vlerson zëvëndëskryeministri për Integrime Evropiane, Nikolla Dimitrov, në një intervisë javore në Radio Evropa e Lirë. Ai tha se duhet të gjithë të jenë të kujdesshëm kur gjykojnë punën e Komisionit, por njëkohësisht edhe anëtarët e Komisionit duhen të jenë të vëmendshëm kur japin gjykime politike. Dimitrov tha se populli maqedonas, gjuha maqedone janë çështje të brendshme dhe se në marrëdhëniet dhe të drejtat ndërkombëtare, këto çështje nuk janë objekt i njohjes ose mosnjohjes.
“Shtetet njihen, qeveritë njihen, por kjo është shprehje e së drejtës sovrane për vetëvendosje. Do të jetë e pamundur nëse pa këtë respekt elementar, të cilin ne me shumë legjitimitet e presim nga të gjithë fqinjët tanë, pa një respekt kaq elementar është shumë e vështirë të punosh për krijimin e miqësisë. Nëse populli maqedonas ndihet i kërcënuar në këtë të drejtë themelore, nuk është një investim në miqësi, por hendeku do të rritet dhe ne do të qëndrojmë në llogore në njëfarë mënyre”, deklaroi Dimitrov. /SHENJA/