Është duke u kryer transplantimi i zemrës nga kolegët kardiokirurgë dr. Marjan Sokarovski, dr. Vasil Papestiev dhe dr. Nikolla Hristov, pasi më parë kolegët nga Klinika e Urologjisë dr. Sotir Stavridis, dr. Viktor Stankov ka përfunduar transplantimin e veshkave, i cili do të pasohet nga transplantimi i organeve tek pacientët, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Fejsbuk.
Të sphresojmë në sukses dhe ju urojmë fat, porositi ai.
“Mëngjesin e sotëm në orën 6:33 filloi procesi për transplantimin e tretë të zemrës në historinë e vendit tonë. Dy pacientë do të bëjnë transplantim të veshkave. Mbrëmë vonë, së bashku me kolegët e mi, koordinatori kombëtar për transplantim, dr. Maja Mojsova Mijovska si dhe me ekipin e kardiokirurgëve mjeku Sashko Jovev, akademik Zhan Mitrev, dr. Marjan Sokarovski, dr. Vasil Papestiev, dr.Tanja Angjusheva bëmë përgatitjet për transplantimin e zemrës dhe veshkave nga një dhurues i vdekur familja e të cilit pranoi të dhuronte organet e pacientit, shkroi Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.