Autoriteti i pavarur që vendos për çmimin e rrymës, Komisioni Rregullator i Energjisë, është duke shqyrtuar kërkesat e kompanive për rritjen e çmimit.
Kompanitë e energjisë tashmë kanë paraqitur kërkesat e tyre në komisionin rregullator, dhe nga sa dihet, MEPSO po kërkon një rritje të çmimit për shërbimin prej 143 përqind, NEMO me 45 përqind, ndërsa Elektrodistibuimi për 0.95 përqind.
Sipas Komisionit Rregullator të Energjisë, nëse pranohen të gjitha kërkesat e ndërmarrjeve, rritja e çmimit do të ishte 5 përqind, por me kusht që AD ESM në qershor në tenderin e EVN HOUM të mos ofrojë një çmim më të lartë për energjinë elektrike të prodhuar.
Për këtë çështje ka folur sot kryeministri Zoran Zaev. Ai shpjegoi se çmimi i energjisë elektrike këtë vit do të mbetet i pandryshuar.
Megjithatë, Zaev ka thënë se Maqedonia e Veriut palnifikon që t’i mbyll elektranat e qymyrit para vendeve të BE-së. “Duhet ta dinë të gjithë se sikur në të gjithë botën kjo do t’i kushtojë qytetarëve, sepse nëse duam energji të gjelbra dhe të shëndetshme, kjo paguhet më tepër”, deklaroi shefi i Qeverisë. Megjithatë, ai premtoi se shteti do t’i ndihmojë qytetarët e kategorive të rrezikuara. /SHENJA/