“Sot mora dozën e dytë të vaksinës nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Vaksina është mënyra e vetme për të parandaluar ndërlikimet dhe format e rënda të Covid-19. Të gjitha vaksinat që kemi në vendin tonë janë të sigurta dhe efektive, ju bëj apel të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për vaksinim, vetëm atëherë do ta mposhtim virusin”,ka shkruar Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19, gjegjësisht dozën e dytë të vaksinës nga kompania kineze “Sinofarm”.