20 minuta pas mesnate në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personat K.M. (31) dhe I.M. (32), të dy nga Gostivari. Gjatë një bastisje në shtëpinë e tyre në Gostivar, që është kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë në disa vende kanë gjetur dhe konfiskuar 17 pako me substancë të panjohur pluhuri të bardhë.
– Advertisements –
Personat e lartpërmendur janë ndaluar në stacionin e policor dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngritën akuza adekuate.