Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Sekretarin e Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretarin Organizativ, Mubekir Palloshi, kanë filluar t’i vizitojnë strukturat e partisë në terren.
Gjatë kësaj jave, Gashi ka realizuar takime me strukturat e partisë së tij në degët: Tetovë, Likovë dhe Kumanovë, ku u bisedua mbi përmbylljen e reformave partiake, si dhe ecurinë e përgatitjes së partisë për zgjedhjet lokale të tetorit.
Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, gjatë këtyre takimeve, nga gjitha strukturat dhe aktivistët partiakë ka kërkuar angazhim maksimal dhe punë të palodhshme deri në fitoren e komunave shqiptare.