Ballkani është një rajon I vogël dhe të gjithë jemi të lidhur. Edhe pse RMV-ja është në NATO, kjo nuk do të thotë se nuk shqetësohem – ka deklaruar Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë për gazetën serbe “Kurir” duke komentuar NON – PAPER-at e fundit, me të cilët vizatohen kufij të rinj në Ballkan.
ZORAN ZAEV – KRYMENISTËR
“NON-PAPER-at për zgjidhjen e çështjes së Kosovës më shqetësojnë, për shkak se në Ballkan ende nuk janë shëruar plagët. Kur BE-ja na bllokon të gjithë neve, kur po ndalet procesi ynë eurointegrues, nuk mendoj vetëm për RMV-në, por edhe për Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Shqipërinë, po paraqiten disa NON – PAPER-a, disa ide tjera radikale”
Në pyetjen e gazetës serbe “Kurir”, sic percjell KlanM, nëse është I shqetësuar për, sic e quan media serbe, propagimin e hapur për “Shqipëri të Madhe”, Kryeministri nuk e mohon por se, sic thotë, do të ishte e vështirë të bëhej në Maqedoninë e Veriut.
ZORAN ZAEV – KRYMENISTËR
“Ne jemi anëtare e NATO-s dhe me çdo kërcënim për territorin dhe integritetin do të aktivizohej Neni 5 nga Marrëveshja me NATO-n. Megjithatë nuk mund të them “Jo”, për shkak se definitivisht nuk e dini deri ku dikush mund të provokojë. Për këtë shkak, zgjidhja është hyrja në BE.Kur do t`I arrijmë kushtet e Shengenit, atëherë s`do të ketë kufij”
I pyetur për dialogun Prishtinë -Beograd, sic përcejll KlanM, Kryeministri Zaev ka theksuar se është për një rajon stabil dhe të sigurtë që të mos ketë probleme.
ZORAN ZAEV
“Për ne, gjithçka që është e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën, është një zgjidhje e mirë që do të garantojë paqë në Ballkan, integrimin evropian, siguri dhe të ardhme për të gjithë bashkësitë etnike që jetojnë në këtë rajon”
Kryeministri Zaev në intervistën për gazetën serbe “Kurir”, sic përcjell KlanM, ka falënderuar Presidentin dhe Kryeministren serbe Vuçiq dhe Bërnabiq, për ndihmën me 48.240 vaksina, duke e vlerësuar këtë si akt të miqësisë dhe vëllazërisë.
Ai paralajmëroi se qytetarët e Serbisë nga 25 Qershori deri më 15 Gusht nuk do të paguajnë taksa rrugore gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia