Ushtarët paqeruajtës të Maqedonisë edhe në misione edhe në stërvitje me aleatët
Operacione paqësore në patrulla me automjete dhe në këmbë, sigurim të bazës, shoqërim të konvojeve, por edhe luajtje të numrit të madh të incidenteve si hasje në persona të zhvendosur, sulm të konvojëve dhe patrullave dhe realizim të një numri të madh të qitjeve luftarake, janë temat e trajnimit në javën e parë të stërvitjes ushtarake “Goditja vendimtare 21”, që mbahet në Poligonin ushtarak Krivollak nga 17 maji deri më 2 qershor të vitit 2021.
Armata e Maqedonisë, në njërën nga stërvitjet, tregoi gatishmërinë dhe aftësinë e saj në vepëruar kur vazhdoi paqësisht lëvizjen e kolonës ushtarake që supozohej të jepte ushqim dhe ilaçe në një fshat, ndërsa hasi në një grup të madh të migrantëve të cilët bllokuan rrugën e automjeteve të armatës.
Ky është një nga simulimet më të suksesshme të incidentit që i bëri batalioni i dytë i këmbësorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është edhe njësi e deklaruar, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Goditja vendimtare 21”.
Me rreth 1500 pjesëtarë të armatës nga katër vende, stërvitja shumëkombëshe “Goditja Vendimtare – 21” është stërvitja e parë e organizuar dhe e udhëhequr nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas anëtarësimit në NATO, së bashku me Armatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilën marrin pjesë edhe dy armata të Aleancës, Bullgaria dhe Greqia, si pjesë e programit të përbashkët për stërvitje të USEUCOM-AF. Stërvitja është pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO-s këtë vit në tokën evropiane, Mbrojtësi Evropiane 21 respektivisht “Defender Europe21” të kryesuar nga Armata e SHBA-së që zhvillohet në territorin e 12 shteteve në 30 poligonet ushtarake, marrin pjesë 27 vende me 28.000 ushtarë.
Skenari i “Goditja vendimtare 21” është demonstrim i gatishmërisë duke përdorur mbrojtje të besueshme kolektive që përfshin stërvitje të mbështetura kompjuterike, trajnim në terren dhe stërvitje dhe qitje luftarake. Sinkronizimi i forcave të kombinuara të armatosura dhe konfirmim i taktikave, teknikave dhe procedurave me vendet tjera pjesëmarrëse të Aleancës së NATO-s për zbatimin e operacioneve të koordinuara konvencionale dhe të përbashkëta në mjedisin urban në të gjitha kushtet e motit. Përmirësimi i nivelit të interoperabilitetit të përbërjeve deklarative dhe stërvitjes me vendet partnere.
Stërvitja, në mesin e qëllimeve të tjera do ta promovojë poligonin “Krivollak”, si dhe kapacitetet e tij për trajnim, do t’i konfirmojë procedurat kombëtare partnere RSOI (Reception, Staging, Onward Movement and Integration), realizimin e efektivitetit në komandim gjatë realizimit të procesit të marrjes së vendimit ushtarak (PDVO), përmes përdorimit të proceseve analoge dhe digjitale, si dhe ndërtimin e gatishmërisë dhe sinkronizkmit të ndërsjellë operativ mes armatave të NATO-së dhe armatat partnere përmes spektrit të gjerë të thuajse operacioneve simultane që realizohen në më shumë zona.
Për aktivitetet e planifikuara të katër ushtritë përdorin municione për armatim të këmbësorisë të kalibrit 5.56 mm, 7.62 mm, 7.9 mm dhe municion të artilerisë 82 dhe 120 mm, ndërsa simulimet kryhen me helikopterë MI 7/18 dhe 24 si dhe me transportues të blinduar Hermalin dhe Hamer.
Drejtori i stërvitjes, koloneli Bllazhe Nikollovski, konferencën për stërvitjen tha se “Goditja vendimtare – 21” është një mundësi e shkëlqyeshme për të forcuar interoperabilitetin e Armatës së Maqedonisë me vendet tjera pjesëmarrëse në të dhe aleatët e NATO-s. Rritje e gatishmërisë luftarake dhe konfirmimi i përpjekjeve për të transformuar Armatën.
Komandanti i batalionit, nënkolonel Stojançe Kostov, sqaroi se batalioni i këmbësorisë së lehtë është njësia parësore dhe kapaciteti më i madh i NATO-s që merr pjesë në këtë stërvitje. “Stërvitja bazohet në një skenar fiktiv që synon të demonstrojë gatishmërinë e forcave të NATO-s për mbrojtje kolektive, që më vonë do të kalojë në kundërsulm”, shpjegoi Kostov.
“Qëllimi i stërvitjes është të tregojë interoperabilitetin mes partnerëve tanë dhe të NATO-s. Ai bazohet në skenar fiktiv që ka për qëllim të demonstrojë gatishmërinë e forcave të NATO-s për të kryer mbrojtje kolektive që më vonë do të kalonte në kundërsulm. Batalioni i këmbësorisë së lehtë kishte disa qëllime për të përmbushur stërvitjen, ndërsa një nga qëllimet është të tregojë gatishmërinë momentale. Në stërvitjen merr pjesë edhe Brigada e katërt për asistencë dhe mbështetje të Armatës së SHBA-së, e cila me tre ekipet e saj po trajnon dhe këshillon batalionin e këmbësorisë së lehtë, cilat skuadrat e të cilit do të jenë me njësinë tonë deri në fund të vitit dhe do të bëjnë trajnime, theksoi Kostovi.
Sipas zëdhënësit të Shtatmadhorisë së Armatës, nënkoloneli Toni Janevski, stërvitja synon të demonstrojë interoperabilitetin dhe gatishmërinë tonë me partnerët e NATO-s për të realizuar aktivitete të përbashkëta në operacione paqeruajtëse dhe aktivitete të tjera stërvitore.
“Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtatmadhoria i kanë investuar të gjitha kapacitetet në mënyrë që të paraqiten në dritën më të mirë që do të mund të dukej një stërvitje që është e denjë për çdo partner të NATO-s, respektivisht si një vend i barabartë anëtar i Aleancës, theksoi Janevski.
Përfaqësuesi më i lartë ushtarak nga NATO, gjenerali i brigadës Xhonatan Çestnut, vlerësoi se puna e përbashkët dhe e palodhshme, ruajtja e frymës kolektive, unitetit dhe solidaritetit e bëjnë këtë Aleancë të veçantë. Drejtori i stërvitjes, koloneli Bllazhe Nikollovski, porositi se suksesi i “Goditjes vendimtare 21” është në duart e të gjithë pjesëmarrësve në stërvitje dhe se vetëm me punë të përbashkët do të mund të rritet përvoja dhe dituria.
Stërvitjen i paraprinë përgatitje disamujore individuale dhe kolektive në terren në situata të ndryshme për të përfunduar me sukses detyrat e caktuara që kryhen në stërvitjen, ndërsa inxhinierët me ushtritë aleate ndërtuan qasje të plotë deri te poligonet, si dhe ndërtuan një depo poligoni dhe caqe të lëvizshme për automjetet e blinduara.
Në kuadër të stërvitjes, do të realizohet bashkëpunimi civil-ushtarak, përmes të cilit do të dhurohen pajisje zjarrfikëse për shoqatën zjarrfikëse në Komunën e Konçes, ndërsa shkolla lokale në fshatin Bërzhdan në Kërçovë do të marrë si donacion një kontejner.
Me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, ekspertët nga Universiteti “Goce Dellçev” Shtip i monitorojnë parametrat për cilësinë e ajrit në poligon, rezultatet e të cilave janë në dispozicion të opinionit.