Pas miratimit të plan programeve të reja për klasën e katërt, zbatimi i të cilave fillon me vitin e ri shkollor 2021/2022, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit vazhdojnë aktivitetet për zbatimin në etapa dhe efektizimin e Konceptit të ri për arsimin fillori i cili duhet të rrisë ndjeshëm standardet e cilësisë dhe të ndryshojë thelbësisht
bazën e sistemit arsimor nacional.
Në këtë drejtim, është shpallur thirrja për praktikantë me përvojë për përgatitjen e materialeve të reja për mësim dhe doracakët për realizimin e mësimit në klasën e katërt.
Materialet mësimore kanë të bëjnë me lëndët: Gjuhë Maqedonase, Gjuhë Shqipe, Gjuhë Turke, Gjuhë Serbe, Matematikë, Shkenca Natyrore, Histori dhe Shoqëri, ndërsa doracakët janë të dedikuar për realizimin e mësimit nga Arsimi Muzikor, Arsim Figurativ, Arsimi Fizik dhe Shëndetësor dhe Arsimi Teknik.
“Të gjitha përmbajtjet në materialet mësimore dhe në doracakët për mësimdhënës duhet të bazohen dhe mbështeten në njohurit bashkëkohore, shkencore dhe relevante, ndërsa të gjithë
shembujt dhe aktivitetet të jenë të krijuara në mënyrë dhe në gjuhën e autorit të cilët do të jetë interesante dhe të përshtatura për nxënësit dhe moshën e tyre. Të njëjtat duhet të promovojnë barazinë dhe respektin për diversitetin, gjithëpërfshirjen, të mbështesin integrimin multietnik dhe të kontribuojnë që secili nxënës të arrijë rezultatet e pritura të të mësuarit dhe të marrë kompetencat e përcaktuara në programet e reja mësimore
për klasën katërt”, thuhet në kumtesën e MASH-it.