Universiteti i Tetovës dhe Byroja për Zhvillim Rajonal (20.5.2021), nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Marrëveshjen e firmosën prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu, dhe drejtori i Byrosë për Zhvillim rajonal, z. Ramiz Rexhepi.
Ky memorandum ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit midis të dy institucioneve e që konsiston në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si seminare, konferenca, workshop-punëtorive dhe të ngjashme. Po ashtu prioritet do t’u jepet edhe projekteve të përbashkëta në fushën e kërkimit, menaxhimin e projekteve, menaxhimin e njohurive dhe përvojave, ndryshimet dhe zhvillimet organizative si dhe menaxhimit strategjik.
Sipas këtij memorandumi palët gjithashtu janë dakorduar edhe për krijimin dhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme të këtyre institucioneve dhe forma të tjera të bashkëpunimit, që institucionet do t’i përcaktojnë së bashku.
Data 02.08.2025
Aktuale
- Shefat e diplomacisë turke dhe saudite diskutojnë për Sirinë dhe Gazën
- Arben Taravari i pranon fjalët e Edi Ramës: Më tha që Mickoski do të na përdorë dhe gjuajë si leckë, ashtu edhe ndodhi
- Revolucioni i Inteligjencës Artificiale: A jemi përballë dytësisë së ChatGPT-5?
- 17 Vendime Pune dhe 2 në Procedurë – Rezultat i Menaxhimit të Suksesshëm në Ndërmarrjen “Standard”
- OKH MERHAMET dhe Vizioni-M: Java e Parë e Shkollës Verore 2025 përfundon me sukses të jashtëzakonshëm në Shkup
- Sekretet e buzëkuqit të kuq: Si ndikon në jetën profesionale të grave?
- Mexhiti: Çairi është thirrja që nuk mund ta refuzoj!
- Si po forcohet siguria në kufijtë e Kosovës? KFOR-i vendos shenja sinjalizuese