Kuvendi zotohet të bëhet më transparent, të digjitalizohet dhe të rrisë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në punën e tij. Me Planin e veprimit për periudhën 2021-2023, ligjvënësi planifikon kanal të kuvendit plotësisht funksional, faqe të re elektronike më funksionale, zgjidhje softuerike dhe sigurim pajisjesh për transmetim të seancave në internet, arkiv elektronik dhe portal online për informacione rreth punës së këtij institucioni. Gjithashtu parashihet të formohet edhe platformë elektronike për iniciativa nga ana e qytetarëve, nënshkrime digjitale nga ana e deputetëve dhe shërbimeve si dhe monitorim i shtuar mbi ekzekutivin për mënyrën e menaxhimit me pandeminë.
Kjo iniciativë multilaterale për përkushtim ndaj qeverisjes së hapur në të cilën qytetarët do të marrin pjesë si tregues i demokratizimit të institucioneve, luftës kundër korrupsionit, me promovimin e transparencës gjatë punës, me shfrytëzimin e pajisjeve të reja në drejtim të përforcimin të qeverisjes, i reflekton edhe angazhimet e Kuvendit me qëllimin e vetëm, jetë më cilësore për qytetarët, me përfshirjen direkte të tyre krijimin e politikave”, tha Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit.
Edhe materialet të cilat për momentin nuk janë të qasshme në formë elektronike për publikun, Kuvendi premton se do të jenë së shpejti.
Të dhënat e Parlamentit janë publike dhe i takojnë publikut. Nuk u nënshtrohen kufizimeve. Prandaj që para 3-4 vitesh instituti parlamentar ka bërë softuer për arkiv elektronik i cili përmban 1.3 milionë dokumente të parlamentit që datojnë nga viti 1989 deri më 2014. Me fjalë kyçe gjendet se cili deputet çfarë ka dorëzuar dhe çfarë ka folur, amendamente të miratuara dhe të pamiratuara, etj. Qëllimi jonë është që këtë që e kemi, ta hapim për opinionin”, pohoi Zllatko Atanasov, drejtues i Institutit parlamentar.
Ekspertët kanë konstatuar se qytetarët me ngulm kërkojnë institucione më të hapura dhe komunikim të drejtpërdrejtë me të zgjedhurit e tyre.
Në kanalin e Kuvendit qytetarët më shumë presin përmbajtje promovuese se si mund të marrin pjesë në punën e Kuvendit. D.m.th. qytetarët duan të marrin pjesë por nuk janë të informuar dhe duan që këto të dhëna t’i kenë në kanalin e Kuvendit. Presin interpretime ekspertësh për ligjet por duan edhe emisione debatuese ku deputetët do t’i diskutojnë këto ligje jashtë Kuvendit, në studio televizive. Në ëeb faqe, qytetarët më shumë presin të kenë kontakte me deputetët e tyre”, tha Vlora Reçica, Qendra për mbështetje parlamentare dhe demokraci, Instituti për Demorkaci Societës Civilis .
Besimi i qytetarëve në institucionet demokratike është kritik për funksionimin e demokracisë dhe ndikon në qeverisje. Shumë studime tregojnë trend rënie të besimin të qytetarëve në të gjitha nivelet e pushtetit, duke përfshirë edhe parlamentin. Qytetarët kërkojnë institucione më të hapura, më shumë pjesëmarrje të organizatave civile dhe mënyra për të rritur transparencën, përgjegjësinë, llogaridhënien dhe efektivitetin”, pohoi Sandra Pernar, partneritet për pushtete të hapura, lider i lartë rajonal.
Plani në fjalë, thonë nga Kuvendi, është i përbashkët, i Kuvendit, shumicës dhe opozitës.