Zëvendëskryetarja e deritanishme e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, ka komentuar informacione për ekzistimin e mosmarrëveshje brenda LSDM-së, pas Kongresit të përfunduar të kësaj partie.
Sipas Shekerinskës, nuk ka ndasi, por ide dhe koncepte të ndryshme.
“Ekip janë njerëz që ndajnë të njëjtat vlera, ndonjëherë me ide të ndryshme, por lojaliteti nuk matet me atë se sa herë do të luhatni kokën, por sa herë do të flisni. Lojalitetin e ndërtojmë ndaj idesë e jo ndaj shefave”, tha Shekrinska në emisionin “Utrinski Brifing”.
Ajo ka demantuar se brenda LSDM-së ekziston “krahu i Shkupit” dhe “brankovistë”. Ajo thotë se raportet brenda LSDM-së duken të komplikuara sepse në VMRO-DPMNE-në opozitare ka vetëm dëgjueshmëri ndaj liderit, transmeton gazeta Lajm.
“Në VMRO është shumë më lehtë, jep komandë dhe nëse fluturon gomari-fluturon”, tha Shekerinska.
Uikendin e kaluar, Shekerinska u tërhoq nga të gjitha pozitat partiake në LSDM.
Data 27.08.2025
Aktuale
- Dhunë në familje! Policia nis hetimet
- VLEN: Mbyllim përgjithmonë deponinë e Nikushtakut – BDI premtoi, por helmoi
- FOTO/ U arrestua nga policia pasi ndërtoi në mënyrë të paligjshme, zbulohet resorti luksoz i ish-kryeinspektorit të IMT, Ardian Halili
- Bie numri i lindjeve për 4.2%, 13 foshnja të vdekura nër tremujorin e dytë të 2025-së
- Filipçe: Politikat ekonomike të Qeverisë së VMRO-së janë më të këqijat në histori
- A do të ketë koalicion mes LSDM-së dhe BDI-së në zgjedhjet lokale?
- ESHR: Vonesa në miratimin e ligjit për veprim klimatik ndikon negativisht në koordinimin institucional për përballimin e ndryshimeve klimatike
- “Ua kam borxh kolegëve të mi në Palestinë”/ Gazetarja jep dorëheqjen nga Reuters: Po përhap propagandën e Izraelit dhe po justifikon vrasjen sistematike të gazetarëve në Gaza