Lidhje e Shoqatave Joqeveritare Turke nё Maqedoni ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në lidhje me konfliktin në mes Izraelit dhe Palestinës.
Ja reagimi i plotë i MATUSITEB:
I nderuari opinion publik,
Deklarata johumane e liderit të partisë opozitare, Hrisitjan Mickovski, në lidhje me konfliktin ndërmjet Palestinës dhe Izraelit shkaktoi dëshpërim të thellë dhe nxiti reagime të ashpra në mesin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut.
Duhet bërë me dije, që Izraeli për vite me radhë është okupator në atë rajon dhe çdo vit, në veçanti para Fitër Bajramit e provokon popullin musliman në Palestinë, ne veçanti duke bërë presione dhe sulme brutale kundër besimtarëve, të cilët i kryejnë ritet fetare islame gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në Mesxhid al-Aksa (Kudus).
Nga viti 1948 e deri më sot përmes metodave të ndryshme jonjerëzore siç është dëbimi i dhunshme, restrikcionet, embargoja, dhuna, vrasjet e të ngjashme, Izraeli zbaton gjenocid të kontrolluar mbi popullin Palestinez.
Për fat të keq bashkësia ndërkombëtare vetëm e ndjek rastin dhe nuk ndërmerr masa kundër këtyre akteve kriminale ndaj njerëzve të pafajshëm.
Ne si Lidhje e Shoqatave Joqeveritare Turke nё Maqedoni – MATUSITEB rreptësishtë e dënojmë deklaratën johumane të Hristijan Mickovskit dhe i ftojmë të gjitha partitë dhe strukturat politike, të cilat janë në koalicion me këtë parti opozitare të distancohen nga kjo deklaratë johumane dhe të reagojnë në mënyrë më të ashpër.
Duhet potencuar që të gjithë njerëzit human dhe të ndërgjegjshëm janë me popullin palestinez.
Të gjitha aktet terroriste dhe politika johumane të Izraelit duhet të dënohen rreptësishtë.