Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka informuar se mëngjesin e sotëm ka arritur në vend nënkoloneli i cili është infektuar me virusin korona në Republikën e Afrikës Qendrore, transmeton Alsat. Shekerinska njofton se nënkoloneli ndjehet mirë dhe se nuk ka pasur probleme gjatë fluturimit.
– Advertisements –
“Drejtori i Klinikës, Dr. Milena Stevanoviç, na informoi se nënkoloneli në përgjithsi është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme”, njofton ministrja Shekerinska.
Nënkoloneli i ushtrisë, i cili po merrte pjesë në një mision evropian në Republikën e Afrikës Qendrore, u evakuua me emergjencë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.