Mungesa e Qeverisë politike në Bullgari do të ndikojë, por nuk kemi kohë të presim epilogun e zgjedhjeve, u shpreh Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Sipas Shekerinskës vendi ka bërë dhe do të bëjë çmos, por zgjidhja e kontestit varet edhe nga vullneti i Sofjes. Gjatë qëndrimit në Shkup, Ministri i Mbrojtjes së Çekisë, Lubomir Metnar tha se vendi i tij iu ofron ndihmë Shkupit e Sofjes në tejkalimin e dallimeve historike.
– Advertisements –
Shpresojmë që shpejtë edhe Bullgaria do të jetë e gatshme të gjendet zgjidhje dhe të ecim përpara. Ky rajon nëse pret të përfundojnë të gjitha zgjedhjet, vazhdimisht do të jetë në status quo, siç pamë se sa na kushtoi kjo gjë në 15 vitet e kaluara. Ne kemi kapacitet politik ta vënë në pikëpyetje këtë status quo dhe kemi dëshmuar se jemi të gatshëm për hapa, falë të cilëve edhe jemi në NATO”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.
Republika Çeke e mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Dëshirojmë që ky proces të ketë tempo më të shpejtë. Sa i përket çështjeve historike dhe për ta ndihmuar komunikimin, nëse ka interes, mund ti ndihmojmë Maqedonisë së Veriut me përvojat tona. Republika Çeke poashtu ka pasur probleme me çështje historike”, theksoi Lubomir Metnar, ministër i Mbrojtjes i Çekisë.