Zëdhënësi i policisë së Tetovës Fatmir Rexhepi bëri të ditur se Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë, në katër muajt e kaluar të këtij viti ka sanksionuar dhe në koordinim me vetëqeverisjen lokale të Tetovës ka ngritur gjithsej 570 automjete të parkuara gabimisht informon Tetovasot . Bëhet fjalë për vetura të cilat në masë të madhe kanë penguar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut, të njëjtat zakonisht kanë qenë të parkuara në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishtë”, në zona të kryqëzimeve, vendkalimeve oër këmbësorë, trotuare dhe vendeve të tjera të palejuara.
Vetëm gjatë ditës së djeshme (10-maj) 22 automjete janë marrë nga “shërbimi komunal i merimangës”, të cilat kanë qenë parkuara gabimisht në zonën qendrore të Tetovës. Aktivitetet e kontrollit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, veçanërisht pasi që këto ditë është shtuar frekuentimi në trafik, që shpesh rezulton me shkelje të shumta të trafikut përcjellë Tetovasot .
Për më tepër, do të intensifikohen edhe kontrollet ndaj motoçiklistëve, të cilët apelohen të regjistrojnë motorët me kohë dhe të përdorin pajisje mbrojtëse, e sidomos të mos ulen pas timonit pa patentë shofer.Ts
Data 13.05.2025
Aktuale
- (VIDEO) Taravari braktis Qeverinë, akuza të ndërsjella mes atij dhe VLEN-it
- Agron Shehaj pretendon për vjedhje të votave: Po fusin duart në procesin e numërimit, duan të na marrin mandatin e dytë
- (VIDEO) Rikonstruimi i Qeverisë, Janeva në shëndetësi, arsimi në duart e VLEN-it
- (VIDEO) “Rasti i Frosinës”, Vasil Jovanov denohet më 12 vjet burg
- Numërimi në Bashkinë Kamzë drejt mbylljes, shtohen votat për PS! Elisa Spiropali: Janë vota zemre, mirënjohje për punën e palodhur të strukturave!
- (VIDEO) Bashkësitë Fetare njëzëri kundër ekstremizmit, askush nuk duhet të keqpërdorë fenë për qëllime të dhunshme
- Përplasje në QNV te “Sami Frashëri”, Agron Shehaj kundërshton urdhrin për nxjerrjen e vëzhguesve: Po vidhni votat e qytetarëve
- Tensione në një QV në Tiranë, policia ndërhyn dhe urdhëron largimin e vëzhguesve! Agron Shehaj: Na nxirrni zvarrë, nuk largohemi