Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në paraqitjen e saj të sotme tha se mungesa e qeverisë politike në Bullgari do të paraqes pengesë në procesin integrues të vendit tonë në BE, transmeton Alsat. Megjithatë, sipas saj vendi duhet të vazhdojë të dëshmojë se ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe se kontesti mes Shkupit dhe Sofjes mund të zgjidhet.
“Mungesa e qeverisë politike me kapacitet të plotë në Bullgarinë fqinje është faktor që do të ndikojë në proceset, por as Evropa, as rajoni, e as ne nuk mund të rrimë dhe të presim që të gjitha zgjedhjet të kalojnë. Ne duhet t’i realizojmë detyrat tona. Vizitat e kryeministrit dhe ekipit të Qeverisë…të gjitha takimet që i bëjmë janë për të treguar dhe akcentuar se ajo çfarë duhej të realizohej nga ana jonë, është bërë dhe se kemi treguar kapacitet të madh për diskutim me fqinjët tanë dhe të gjejmë zgjidhje çdoherë që zgjidhjet dëshirohen edhe nga pala tjetër”, tha mes tjerash ministrja Shekerinsa.