Në takimin e sotëm që kishte kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me gazetarët u bë e ditur se të premten do të realizohet takim mes presidentit Stevo Pendarovski dhe kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski, transmeton Alsat. Mickoski njoftoi se takimi është iniciativë e VMRO-DPMNE-së, ndërsa ora dhe vendi do të caktohet nga Kabineti i presidentit. Në takim pritet të diskutohen dy tema, deklaratat e presidentit për ngjarjen e 27 prillit
si dhe situata politike dhe ekonomike ne vend. Ky takim paraqet tentim të VMRO-DPMNE-së për të përmirësuar raportet me presidentin Pendarovski, pasi kjo parti muaj më parë kishte ngrirë kontaktet me Kabinetin e Presidentit.