Kryeministri Zoran Zaev, sot përmes profilit të tij në FB ka shkruar në shenjë respekti për 118 vjetorit të rënies së Goce Dellçevit. Zaev ka shkruar se veprimtaria e Goce Dellçevit është sinonim për historinë maqedonase.
“Sot në ditën e humbjes së revolucionerit maqedonas Goce Dellçev, e festojmë si inspirator dhe apostoll i organizimit revulucionarë maqedonas që luftoi për realizimin e idesë historike për të drejtën që Maqenasit ta realizojnë ëndërën shekullore për shtetin e tyre të pavarur.”, ka shkruar Zoran Zaev, përcjellë TOP24.
“Emri dhe veprimtaria e Goce Dellçevit janë të ngjitura me historinë maqedonase si sinonim i një lufte autentike dhe të sinqertë dhe vetmohuse, si sinonim i shtetësisë maqedonase e cila ka më shumë fuqi në kujtesën e Maqedonasve.
Sot në ditën e humbjes së revolucionerit maqedonas Goce Dellçev, e festojmë si inspirator dhe apostoll i organizimit revulucionarë maqedonas që luftoi për realizimin e idesë historike për të drejtën që Maqenasit ta realizojnë ëndërën shekullore për shtetin e tyre të pavarur.
Çdo vit në datat e lidhura me jetën e Dellçevit, ashti si edhe në ditën e sotme kur kujtojmë vdekjen e tij 118 vite më parë, përkulemi para dhe për Goce Dellçevin, në emër të zotimit të tij për brezat e rij, për të realizuar punën e tij dhe të plejadës revulucionare maqedonase për formimin e një shteti maqedonas që do të jetë i barabartë në aspekt kulturorë me popujt tjerë”, ka shkruar Zoran Zaev në FB, përcjellë TOP24.
