Ejup Berisha
Diazepam politika-Lider Diazepami dhe Hoteli Ëndrra të ëmbla dhe gjumë I thellë.
Periudha e viteve 1990- 2001 në RMV apo në ish Republikën e Maqedonisë ishte periudhë e Insomnia politikës apo politikës së pagjumsisë. Atë kohë politikanët e atëhershëm shqiptarë të organizuar politkisht në Ish Partinë politike PPD dhe në Partinë PDSH na mbanin pa gjumë neve si shqiptarë duke na treguar përralla se të njëjtët janë të përkushtuar dhe tepër të angazhuar në realizimin e gjërave të mëdha apo të projekteve reale kapitale kombëtare që kishte sipas tyre për synim arritjen e barazisë së plotë të shqiptrëve me maqedoinasit. Dhe paramendoni për 11 vite asgjë gati nuk u realizua për ne shqiptarët në ish Republikën e Maqedonisë pra gjithçka që u bë ishte në favorin e ish Insomnia politikanëve të PPD-së dhe PDSH-së të cilët asgjë nuk realizuan nga premtimet e tyre por që popullin shqiptarë këtu e lanë pa gjumë. Ndërsa periudha e viteve 2002 deri në vitin 2020 është periudhë e Diazepam politikës apo e politikës së gjumit të thellë të popullit shqiptarë me plot ëndrra. Personazh kryesorë i kësaj politike është Politikani i madh i shqiptarëve të Maqedonisë Lider Diazepami. Ky ka kohë që neve shqiptarëve këtu na premton, na premton dhe na premton realizimin e ëndrrave e këto asesi në botën e të zgjuarve nuk janë bërë realitet.
Të shohim se çfar ka premtuar për 19 vite me radhë Diazepam Lideri
Premtimet:
1.Zyrzarizim të gjuhës shqipe.
2. Përdorim të simboleve kombëtare.
3. Përfaqsim adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike me theks në administratë.
4. Zhvillim të kulturës shqiptare apo Përkrahje dhe realizim të projekteve kulturore të shqiptarëve që jetojnë këtu në RMV.
5. Përkrahje financiare konform përqindjes së shqiptrëve që jetojmë këtu në RMV. Investime kapitale në vendbanimet shqiptare në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe publike. Diazepam Lideri akoma vazhdon të premtojë realizimin e ëndrrave të shqiptrëve këtu duke harruar se këta apo ne këtu më nuk kemi nevojë për gjumë dhe për ëndrra por kemi nevojë të përshpejtuar për të realizuar projektet reale të cilat janë kapitale dhe jetike për ne shqiptarët që jetojmë këtu. Shqiptarët e këtushëm i nderuari Lider Diazepami mjaft kanë fjetur falë terapisë së qetësimit dhe vënies në gjumë të thellë që ua ke ofruar ti me Partinë tënde Hotel Ëndrra të ëmbla dhe gjumë të thellë demokratik prandaj ne tanimë kemi nevojë për zgjim nga gjumi i qetë të cilin na e keni prenotuar këto 19 vitet e fundit ju si subjekt politik gjumë vënës. Por si të zgjohemi sepse kamë frikën se do të na kap dëshprimi dhe shqetësimi i cili nuk do të mund të mjekohet as me Diazepam terapinë tuaj o Lider. Pra druaj se ne do ta shohim realitetin objektiv me të cilin do ta kuptojmë se gjithçka paska qenë gjumë dhe ëndrra e asgjë nuk paska qenë realitet. Pra kur të zgjohemi nga gjumi si popull ne do ta shohim dhe kuptojmë se jetojmë në kaos të kontrolluar dhe të dirigjuar nga aktorët kryesorë të Diazepam politikës që ideohet përpilohet dhe realizohet në Hotel Ëndrra të ëmbla dhe gjumë të thellë.