Dita e sotme, e Premtja e Madhe, në prag të festës më të madhe të krishterë ortodokse të fitores së jetës mbi vdekjen, në vend që ta kalojmë në tempuj ta kalojmë në shtëpi, në rrethin familjar, porositi kryeministri Zoran Zaev.
“Edhe këtë vit të përmbahemi nga vizitat në kisha dhe manastire dhe të themi lutjen e falënderimit në shtëpitë tona dhe në rrethin e familjeve tona për të mirëpritur ditën e ndritshme – Ringjalljen, kur zemrat tona do të përmbyten me dritë të përjetshme dhe shpresë nga lajmet e fitores së jetës mbi vdekjen, dhe me një forcë të re, ripërtëritëse për të fituar kundër tundimeve të virusit”, ka shkruar Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
Nëse vendosni të shkoni në kishë, thotë Zaev në mesazh, dëgjoni rekomandimet e klerit dhe bëjeni me kujdesin më të madh duke respektuar masat e mbrojtjes, për veten dhe për të tjerët.
“Le të ruajmë shpresën që e Pashkët sjellin me vete se kjo situatë krize do të kapërcehet dhe do të vijnë ditët kur ne do të jemi në gjendje të mblidhemi në tempujt tanë dhe të gëzohemi së bashku me Ringjalljen e Krishtit”, porositi Zaev.