Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar drejtorin e Policisë Ardi Veliu lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën katër të tjerë.
Berisha ka publikuar raportin e Policisë duke u shprehur se në makinën e Mehmet Grecës dhe Klement Xhaferit u gjetën dhjetëra karta identiteti, pasaporta biometrike, fletë votimi, blloqe pagesash deri edhe shkop policie.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në raportin e dy oficerëve të policisë gjyqësore, thuhet se u gjetën 3 lloj gëzhojash, dhe sipas Berishës, kjo gjë tregon se në drejtim të aktivistit të PD u qëllua nga dy gryka zjarri.
Postimi i Plotë i Berishës:
Breakin News!
Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne Elbasan!
Trafikanti Ardi Veliu ka mashtruar publikisht shqiptaret.
Ne makinen e banditeve, trafikantit Greca dhe vrasësit Klement Xhaferi sipas raportit zyrtar qe policia i ka dorzuar Veliut dhe Pokurorisë u gjenden dhjetëra karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi, bllok pagesash deri dhe shkop gome policie.
Ndersa kryehorri i pafytyrë ne krye të narkopolicise u tha shqiptareve se ne makinat e bandes nuk u gjenden materiale zgjedhore.
Perveç kesaj ne raportin oficereve te policise ne vend ngjarje drejtuar kryehorrit ne krye te narkopolicise dhe narkoprokurorit te Elbasanit thuhet se u gjeten 3 lloj gezhojash cka tregon se ne drejtim te aktivisteve te Pd u qellua nga dy gryka zjarri, Ardi Veliu mashtroi duke thene se u gjeten dy lloj gezhojash.
Ketu me poshte keni raportin e dy oficereve te policise gjyqsore per ngjarjen qe pergjaku Elbasanin, i cili deshmon vertetsine e plote te deshmive te veprimtareve te PD per ngjarjen tragjike dhe manipulimin e ngjarjes nga autori i vrasjes se vertet Edi Rama dhe puthadori i tij Ardi Veliu! Sb.
Ditën e djeshme, Gjykata e Elbasanit liroi në detyrim paraqitje 10 nga 11 personat e arrestuar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit më 21 prill. Masa e arrestit me burg u vendos vetëm për ish-policin Arbër Paplekaj, i cili shprehu keqardhje për ngjarjen e ndodhur. Në seancë prokuroria hodhi poshtë deklaratat e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu, duke pranuar se në makinat e personave të përfshirë në ngjarje janë gjetur lista votuesish dhe fotokopje të kartave të identitetit të 19 qytetarëve. Ditën e djeshme, prokuroria bëri të ditur se në automjetet që drejtoheshin nga i kërkuari Kelmend Xhaferri dhe Mehmet Greca janë gjetur lista zgjedhësish si dhe emrat e patronazhistëve për këta shtetas bashkë me një listë me numrat e kartave të identitetit të votuesve.