Me 11 vota “pro”, 60 “kundër” dhe asnjë abstenim, nuk ka kaluar në Kuvend interpelanca për Ministrinë e Brendshëm, Oliver Spasovski, e kërkuar nga partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ndërsa opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka braktisur sallën e Kuvendit në momentin e votimit të kësaj kërkese. Arsyeja e interpelancës e kërkuar nga opozita shqiptare ka qenë arratisja e Sasho Mijallkovit. Por, ministri Spasovski, duke u mbrojtur në sallë, ka deklaruar se interpelanca e iniciuar nga ASH-AAA është e çuditshme, pasi ajo pason pas një aksioni të suksesshëm të MPB-së, e jo pas dështimeve të saj. Seancën e lëshoi VMRO-DPMNE, për arsye se deputetëve të saj nuk u ishte dhënë mundësia për të marrë fjalën. Në Kundërpërgjigje, kryeparlamentari Xhaferi deklaroi se VMRO-DPMNE listën për fjalime e dorëzoi pas përfundimit të afatit.
– Advertisements –