Enver Jahiu me javë të tëra nuk kishte dal nga shtëpia. Ai është i palëvizshëm dhe pa ndihmën e dikujt nuk mund të dalë as deri tek dera. E sot, me ndihmën e ekipit të TV KLAN M dhe të vëllait të tij, pas shumë kohë e pa diellin me sy. Dalja për të është sfidë e vërtetë, por arsyeja e daljes nuk ishte dita e mirë dhe ajri i pastër, por vendimi i Komisionit që ia ndërpreu ndihmën që shteti e jep për persona të palëvizshëm.
Enverin e dërguam në konferencën për media të ministrit dhe zëvendësministrit të shëndetësisë, që ta shohim vet, se a e i takon atij kjo ndihmë.
Kolegë, nëse mundet sepse njeriu nuk mund të pres, sepse e nxorëm prej në shtëpi… Fatmirësisht edhe ministri edhe zëvendësi janë mjek dhe mund ta shohin në çfarë gjendje është. A duhet që ky njeri ta shfrytëzojë të drejtën për shtesë për mobilitet? A po ju doket si njeri që është i aftë për ti kryer të gjitha funksionet?
Kjo duhet të jetë rezultat i një kontrolle të detajuar, e dërgon tani në ambulantë dhe do të vijë edhe unë. Po, por vendimi është sjellë në bazë të dokumentacionit… Për shkak të restrikcioneve si pasojë e COVIDIT. Në rregull, dërgoje menjëherë, nuk mund që mos ta gëzojë këtë të drejtë nëse i takon.
–Prej kur je në karrocë?
Shtatë vjet.
Në rregull, ta dërgoni menjëherë në traumatologji.
–Kështu zgjidhen problemet, nuk kemi ndryshe se si t’ia bëjmë.
Ashtu siç kërkoi ministri, Enverin e dërguam në traumatologji.
Pasi e panë mjekët që janë pjesë të komisionit, nuk kishte se si mos ta konstatonin se Enver Jahiut i takon që ta shfrytëzojë shtesën financiare për mobilitet.
Storja e Enver Jahi është vetëm një nga shumë storje të personave që janë kështu të palëvizshëm dhe nuk iu mundësohet që të shfrytëzojnë ndihmën për mobilitet. Fatmirësisht, kërkesa e tij hasi në mirëkuptim tek Ministri i shëndetësisë. Ai i kreu vizitat mjekësore dhe nga personeli kur e panë gjendjen e tij, ishin të habitur se ai është refuzuar për shtesën për mobilitet. Na siguruan se kur të jetë mbledhja e radhës e komisionit, atij do ti aprovohet kjo ndihmë.