MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 1.528, kurse ka rreth 550 shtretër të lirë.
Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 28 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 598 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.
Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 999 pacientë. Në Manastir – 116, Shtip – 68, Tetovë – 37, Veles – 86, Kumanovë – 93, Ohër – 95, Prilep – 88, Gostivar – 27, Strugë – 20, Strumicë – 59, Koçanë – 36, Kërçovë – 30, Kavadar – 50, Gjevgjeli – 19 pacientë.