Amir Bilalli
Presidenti kinez Xi Jinping duket si i çorientuar. Ai dërgoi një raketë në anën e errët të hënës, bëri ishuj artificialë në shkëmbinj nënujorë të kontestueshëm në Detin Jugor Kinez dhe së fundmi joshi Italinë që të ndahej me partnerët e saj evropianë dhe të bashkohej me nismën kineze “Belt and Road”!
Në fakt i çorientuar është edhe mbar zhvillimi maramendës i Kinës, që nuk mbahet mend të ketë ndodhë ndonjëherë në historinë e botës. Madje, për rreth katër dekada që kur startuan reformat e Deng Xiaoping-ut, Kina ka rritë për më se 13 herë standardin jetësor! Tre ekspertët me famë – John Mirsheimer, Alfred McCoy dhe Barry Buzan, theksojnë se rritja e shpejtë ekonomike e Kinës do ta dëmtoi primatin e SHBA-së, fillimisht në Azinë Lindore e më pas globalisht duke kërcënuar “Pax Americana”. Kështu, Shtetet e Bashkuara do të përballen me konkurrencën më serioze gjeopolitike në 100 vitet e fundit.Shifrat e Byrosë Kombëtare të Statistikave (NBS) për periudhën janar-mars të 2021 treguan se produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kinës u rrit me 18,3 për qind, me siguri nga kërkesa e mëdha e pjesës tjetër të botës tani të gjunjëzuar nga Covid-ekonomia.
Ekonomisë kineze çdo vit i parashifen probleme, kurse ajo çdo here befason me të kundërtën. Në vitin 2001, ekonomisti amerikan Gordon Chang u bë i famshëm për librin e tij “Rënia e Kinës”, në të cilën ai thekson se huatë e fshehura të Kinës, që vështirë se do shlyhen ndaj bankave të mëdha shtetërore kineze,do të kërcënojnë themelet e ekonomisë së këtij vendi dhe se sistemi komunist do të përmbysej për pesë vjet. Kur kjo nuk ndodhi, ai parashikoi një kolaps tjetër ekonomik të Kinës përvitin 2011, pastaj për vitin 2012, madje edhe për 2016 e 2017.Më në fund, besueshmëria e tij u pat shembur plotësisht.
Tani ekonomistët seriozë nuk merren më me ate se në cilin vit do të dështojë Kina, por kur ajo do të bëhet ekonomia e parë në botë! Do analiza thuajnë se kjo do të ndodhë në vitin 2028. Tani edhe në kushte pandemia kur të gjitha ekonomitë e botës kanë ramje serioze, ajo kineze vazhdon me trende positive! Në samitin e ASEAN-it (Asociacioni i Popujve të Azisë Juglindore) në nëntor 2020, u arrit një marrëveshje e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP), që bashkon 15 vende të Azisë dhe Paciikut dhe mbulon pothuajse një të tretën e popullsisë së botës dhe PBB-së globale.
Ish ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer, RCEP-in e shefsi një “grushtshteti gjeopolitik” që, sipas tij do ta vendosë Kinën në qendër të zonës më të madhe të tregtisë së lirë në botë, duke përfshirë këtu edhe aleatët e rëndësishëm të SHBA-së në rajon –Japonia, Koreja e Jugut , Australia dhe Zelanda e Re, ndoshta më vonë edhe India. Sipas tij, me këtë zonë të re të tregtisë së lirë do të vijë një realitet i ri gjeopolitik, një rrjet i varësisë ndajKinës madje në përmasa kontinentale, duke forcuar pozicionin e saj në rajonin Indo-Pacifik.
Sidoqoftë, shumica e ekonomistëve në botë akoma mendojnë se ekonomia amerikane ende është numri një në botë dhe seekonomia kineze përbën vetëm dy të tretat e asaj të SHBA–ve. Por, fakt është se me 6.5 juanë kineze mund të bleni të njëjtën sasi mallrash në Kinë sa edhe një dollar amerikan. Kina është në rrugë që të bëjë ekonominë më të madhe në botë dhe ajo tanimë është bërë partnere më e madhe tregtare e pothuajse çdo vendi të madh (madje edhe e Gjermanisë.
Për më tepër, kinezët nuk janë më ata që kopjojnë nga tjerët, ata ngadalë marrin përparësinë mbi numrin e patentave. Këto ditë u bë publik lajmi se Kina tejkaloi Japoninë në fuqinë ekonomike dhe u bë fuqia e dytë ekonomike botërore, pas Shteteve të Bashkuara. Japonia kishte qenë në atë vend për më shumë se katër dekada. Gjatë 20 viteve të fundit, rritja e PPB-së të Kinës ka qenë mesatarisht 9,9%. Kjo e ka ngritur ekonominë e saj nga të qenit vetëm pak e rëndësishme në njërën nga nxitëset më të mëdha të rritjes globale. Kina disponon me inteligjencë të sofistikuar artificiale, e afërt me atë të Shtetet e Bashkuara, por dukshë para vendeve të Evropës Perëndimore.
Kërcnimet ushtarake
Rritja e vazhdueshmee e buxhetit ushtarak nënkupton se ushtria kineze tashmë ka zhvendosur ekuilibrin e fuqisë në konfliktet e mundshme rajonale, veçanërisht rreth Tajvanit. Për më tepër, në këtë dekadë, Kina do të tejkalojë Shtetet e Bashkuara në shpenzimet për kërkime dhe zhvillim, të cilët janë një tregues serioz i konkurrencës në të ardhmen. Uashingtoni rregullisht akuzon Kinën për militarizimin e Detit Jugor Kinez dhe përpjekjen e saj për të frikësuar fqinjët aziatikë. Tensionet në rajon po rriten pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po rrisin numrin e stërvitjeve dhe patrullave detare, veçanarisht në Detin Jugor Kinez. Madje, në dhjetor, aeroplanmbajtësi kinez“Shandong” kaloi përmes ujërave të Tajvanit duke provokuar forcat amerikane. Në janar të vitit të kaluar, Pekini miratoi një ligj që lejonte rojet e saja bregdetare të qëllonin mbi anijet e huaja, duke u thirrë se ligji është i zakonshëm në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
Kina ndërtoi aeroplanbartësen e saj të parë në vitin 2017, për të demonstruar sofistikimin në rritjen teknologjike të industrisë së saj ushtarake. Kurse tani po ndërton transportuesin e saj të katërt të avionëve me armatim bërthamor dhe do të pretendojë pothuajse të gjitha ujërat e Detit Jugor Kinez, të pasura me burime energjetike, ku njëherit ajo ka ngritur posta ushtarake si ishuj artificialë.
Megjithate, duhet theksuar se SHBA akoma mbetet një lider në inovacion dhe teknologji me tregje të thella financiare dhe meushtrinë më të fortë në botë, e cila praktikisht garanton përparësinë globale amerikane në një të ardhme të parashikueshme. Por, fakt se Kina e ka vendosur veten si një kundërpeshë e madhe ekonomike dhe politike ndaj Shteteve të Bashkuara, kryesisht duke marrë një pozicion kritik në zinxhirët global dhe vazhdon gjithnjë e më shumë si burim kryesor i investimeve të huaja direkte, veçanërisht përmes projekteve ambicioze të infrastrukturës transnacionale, posaçërisht “Silk Road”.
Problemet e mundshme
Kina është një vend që ka edhe pika të forta edhe të dobëta. Strategjia amerikane nuk duhet të ekzagjerojë asnjërën prej tyre.Rëndësia e Kinës po rritet dhe marrëdhëniet e saja me Shtetet eBashkuara dhe ky rivalitet mund të jetë bashkëpunues. Ndoshtanë një të ardhme të parashikueshme Kina mund të merr primatin kur bëhet fjalë për fuqinë e përgjithshme, por Shtetet e Bashkuara do të duhet të mësojnë të ndajnë ndikimin në botë
SPor, sado e çuditshme të duket, Kina si duket është viktimë e suksesit të saj. Kina është bërë një shoqëri urbane e klasës së mesme, por elitat e saj sunduese mbeten të bllokuara në të njëjtin arsyetim politik. Ata thellë besojnë se vetëm Partia Komuniste mund të zhvillojë Kinën dhe kjo është arsyeja pse çdo reformë duhet të forcojë akoma monopolin e partisë në pushtet. Dhe kjo është pikërisht ajo tër të cilën Kina nuk ka nevojë. Siç s’ka nevojë të përndjekë Pashmanët.
Shumë njohës botëror rë rrjedhave shofin se ngushtohet litari rreth qafes së elitave partiake kineze, të cilat marrin pasuri të madhe nga sistemi ekzistues, kundërshtojnë reformat e thella strukturore që mund ta ndihmojnë vendin të heqë qafe varësinë nga investimet ekzistuese të shtetit në ndërmarrjet shtetërore. Fushata anti-korrupsion ka ngecje në kthetrat partiake.
Xi Jinping ka shfuqizuai reformat politike të Dengut në lidhje me ndarjen e partisë nga shteti. Kjo pritet të sjell në shumë problem, pasi përzierja e partisë në selekcionimin e kuadrove në shërbimet publike mund të jetë vdekjepruese për zhvillimin e një shoqërie. Këte më së miri e dëshmon Ballkani Perëndimor, e veçanarish segmenti shqiptar që popullit të vet i ka shkaktuar eksod të përmasava trishtuese.