Sindikata e policisë së Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të presioneve, maltretimit dhe mobingut, para ca kohe një polic në SPB-në e Kumanovës e ka lënë punën.
Sipas sindikatës, bëht fjalë për “polic të ri dhe të ndershëm” që ka marë pjesë në realizimin e detyrave më të komplikuara policore, kurse njëkohësisht ka qenë i angazhuar edhe si pjesëtar i Njësitit të posaçëm.
“Kolegu ynë pa kurrfarë shkaku dhe pa kurrfarë sqarimi nga vendi i tij i punës në Stacionin Policor në Kumanovë, me vendin joligjor është dërguar jashtë vendbanimit të tij si polic në njësinë policore Mateç, që gjendet në këtë fshat të komunës së Likovës. Pasi në relacionin SPB Kumanovë-SP Mateç nuk ka transport të organizuar zyrtar, e nuk ka as transport publik, kolegu ka qenë i detyruar që me veturën e tij zyrtare të udhëtojë nga dhe deri te vendi i punës, duke kaluar mesatarisht 40 kilometra brenda ditës”, thonë nga Sindikata.
Ai ka bë kërkesë për kompensim të shpenzimeve të rrugës, por pa asnjë sqarim i është refuzuar.
“I përballur me presion të madh, maltretim dhe mobing në vendin e tij të punës, kanë kontribuuar që te kolegu të paraqitet shkallë e lartë e dëshpërimit dhe demotivimit, me ç’rast ai ka vendosur të largohet nga MPB”, thuhet në reagimin e Sindikatës policore.
Data 12.03.2026
Aktuale
- U raportua e zhdukur, 50-vjeçarja gjendet e vdekur në Lumin Vardar në Shkup
- Tre makina u dogjën në mesnatë në Aerodrom
- Prorektori Bela tregon mangësitë e propozim ligjit për arsim të lartë
- Këshilltari i Rektorit të IBU-së, Betim Ameti: Me propozim Ligjin e ri për arsim të lartë, mungon vetëm një nen që në mënyrë eksplicite ta thotë se duam t’i mbyllim universitetet private
- Vetting: Kush fshihet pas projektit luksoz prej 10 mln euro në Qerret?! Taulant Godroli, administratori i firmës së Arbër Abazit, fsheh të ardhurat nga biznesi! Lidhja me njeriun e Ballukut
- Takim i papritur pas iftarit në Tiranë te Rama: Ali Ahmeti dhe Fatmir Limani ulen në të njëjtën tryezë
- Vetting: Çfarë fsheh Erilinda Lala? Nga këshilltare e Petrit Malajt në drejtoreshë të Tatimeve! Pse i dhuroi aksionet e “2D Construction 2025” me licencë ndërtimit të ndërtesave turistike!
- Mickoski në takim me përfaqësuesit e marketeve: S’do të lejojmë fitim të padrejtë dhe rritje të paarsyeshme të çmimeve


