Zjarrfikësi i njohur nga Shkupi Nuredin Mustafa, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e infektimit me KOVID-19.
Ai ka qenë pjesë e Njësisë për mbrojtje kundër zjarrit në Qytetin e Shkupit.
Vlen të theksohet se Mustafa ka marrë pjesë në shumë aksione për të shpëtuar jetë nga zjarri dhe ka qenë i njohur në mesin e qytetarëve. /SHENJA/