Në ditën e dytë të Ramazanit, koha e Iftarit është në 19:20 dhe çuditërisht Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka caktuar seancën e Kuvendit pikërisht në momentin e Iftarit.
Burimet brenda Kuvendit, thonë se Talat Xhaferi duke e ditur se deputetët shqiptarë të konfesionit Islam në ato momente janë në shtëpi me familjet e tyre në sofrën e Iftarit, ai pikërisht në momentin kur thirret ezani për të kumtuar kohën e Iftarit e ka konvokuar seancën e 36 për pakon ekonomike.
Sipas analistëve kjo flet shumë për tendencën e shumicës parlamentare për të mos e sjellë pakon e pestë ekonomike dhe për këtë të fajësoj opozitën shqiptare për mosprezencë.
Ndërkaq, thirrjen e Xhaferit e kanë bojkotuar deputetët e koalicionit opozitarë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.